'Do nderoj vëllanë'! Çfarë tha në varrimin e Enver Hoxhës greku që vdiq sot! Meta: Ishte hero

30 Mars 2020, 17:17| Përditesimi: 30 Mars 2020, 17:20

  • Share

"Kurrë nuk duhet ta harrojmë porosinë e tij: Mos i hidhni verës ujë! Fashizmi nuk ka vdekur! I përjetshëm kujtimi i Tij!". Kështu shkruan Presidenti Ilir Meta ndër të tjera në mesazhin e tij për ndarjen nga jeta të Manolis Glezos në moshën 98-vjeçare.

"Sot u nda nga jeta Heroi i Rezistencës Antifashiste të Greqisë, Manolis Glezos i cili në moshën 18-vjeçare guxoi të hiqte nga Akropolis flamurin nazist me svastika duke paralajmëruar rezistencën heroike të popullit grek. E gjithë jeta e Tij ishte përkushtim dhe sakrificë për popullin e tij kundër pushtuesve dhe kundër diktaturave. Pavarësisht vuajtjeve në burgjet e fashizmit dhe të juntës, Manolis Glezos kurrë nuk e humbi besimin te liria, demokracia dhe populli i Tij.

Ai nuk ju nda deri në fund të jetës të gjitha betejave për demokraci dhe drejtësi shoqërore duke qëndruar përherë në anën e duhur të historisë. Manolis Glezos ndërroi shumë parti, por kurrë kauzat e lirisë, demokracisë dhe drejtësisë sociale. Populli grek humbi sot një ikonë të shpirtit të Tij liridashës, ndërsa ne shqiptarët humbëm sot një mik shumë të çmuar të popullit tonë dhe një përkrahës të palëkundur të fqinjësisë së mirë midis dy vendeve dhe dy popujve tanë. Ne do ta kujtojmë dhe duartrokasim gjithmonë veprën e Manolis Glezos njësoj si eurodeputetët fjalën e Tij të fundit për Europën 6 vjet me parë. Kurrë nuk duhet ta harrojmë porosinë e tij: Mos i hidhni verës ujë! Fashizmi nuk ka vdekur! I përjetshëm kujtimi i Tij!" shkruan Meta.

Manolis Glezos në memorien e shqiptarëve ka mbetur edhe për një tjetër episod, pasi ai ishte në homazhet për vdekjen e Enver Hoxhës në 1985. Dhe kur i thanë në kufi që nuk lejohet të hysh në Shqipëri pasi ka procedurë ai u tha autoriteteve shqiptare asokohe se "Në vaki si nga ju dhe nga ne nuk ka ftesa dhe do vijë të nderoj vëllanë që më ka vdekur".

Komento

Komente

  • Lida: 31/03/2020 17:23

    Dua liri dalje ora11-12

    Përgjigju
  • Altin Shehaj: 31/03/2020 15:43

    Meta nuk mund te jete shok i Manoli Glezos sepse Glezos ne radhe te pare nuk ishte hajdut dhe e dyta pikepamjet politike te tij ishin te qarta si i majte ndersa Meta se di ku ndodhet prandaj nuk mund ti thoj shok sepse ofendon te ndjerin qe ishte nje hero i vendit ku une jetoj dhe punoj.Meta as ke gishti kembes nuk i afrohet dot te madhit Glezo.

    Përgjigju
    • Hektor kalasa: 01/04/2020 14:28

      Sakte, meta e ka vendin ne varrezat e e burgut Te burrelit.

  • QENI SALHE: 31/03/2020 15:29

    Salhe mutit i qan shpirti për enver kriminelin se i shërbente 24 or.

    Përgjigju
  • edi: 30/03/2020 19:47

    Qesharake si ne Kosove edhe atje cuditerisht bejne Kopilat dhe Docat e ish komunizmit qe te flasin P.S ky eshte krimineli me shume emra deri tek Skenderbeu

    Përgjigju
  • Ilir: 30/03/2020 17:57

    Per kete arsye jemi ne ke gjendje se akoma jane ne krye komunistet si ilit meta qe adhurojne enverin

    Përgjigju
  • Sali Berisha: 30/03/2020 17:41

    I pa harruar qofte kujtimi per Manolis dhe padyshim per Enver Hoxhen

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?