Politikë

‘Do ngelësh pa punë nëse nuk fiton zgjedhjet...’, Rama-komentuesit: Kam plot gjëra që dua të bëj! Misioni im mbaron  kur të hyjë Shqipëria në BE

8 Prill, 09:13| Përditesimi: 8 Prill, 10:06

  • Share

 

Kryeministri Edi Rama, duke iu përgjigjur një komentuesi se do të ngelë pa punë nëse nuk fiton në zgjedhje, tha se ka shumë gjëra të tjera që dëshiron të bëjë. Kreu i qeverisë tha se këtë post e cilëson si një mision të tijin, i cili do të përfundojë vetëm kur vendi të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.

“Që të kesh letra duhet të jesh i pranuar si i tillë në Evropë apo në botë, këto janë gjëra të thjeshta. Sa i përket zanatit tim që ngel pa punë, po nuk fitova zgjedhjet, në fakt e vetmja gjë që kam shumë të sigurt është se kam plot gjëra të tjera që dua të bëj. Jo vetëm këtë që bëj, këtë e bëj se për mua është mision.

Po të mos ishte mision nuk do të humbisja asnjë sekondë duke komunikuar me dikë si ti në këtë rast që shan, por të respektoj edhe ty se je një  nga qelizat e organizmit të gjallë të këtij vendi. Në këtë mision e kam për detyrë që të komunikoj edhe me ty. Të pranoj edhe sharjet e tua. Ky për mua është mision, për të bërë atë që kam thënë përditë, për të çuar flamurin e Skënderbeut dhe të Ismail Qemalit në oborrin e BE dhe aty mbaron misioni im”, u shpreh Rama.


Lajmi kryesor:

Ironizoi Lapajn e Berishën/ Rama: Organizuan sulm me komente ndaj meje! Debat publik? Me cilën opozitë? (VIDEO)


Xh.D/I.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t’u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?