Hotel Tropikal qe u shemb ne Durres

Do operohet në Itali, gjykata liron pronarin e 'Tropikalit' në Durrës ku vdiqën dy vëllezërit kosovarë pas tërmetit

21 Gusht 2020, 14:22| Përditesimi: 21 Gusht 2020, 14:33

  • Share

Kryerja e një ndërhyrje kirurgjikale në Italia, ka sjellë lirimin nga “arresti shtëpiak” i njërit prej biznesmenëve të arrestuar nga prokuroria e Durrësit, pas situatës së shembjes së godinave nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Bëhet fjalë për biznesmenin Avdulla Osmani, i cili zotëronte hotel Tropikal në Durrës, ku humbën jetën dy vëllezërit Kosovarë Shemsedin Abazi dhe Isan Abazi. Nga shëmbja e hotelit mbeti i plagosur dhe Avdulla Osmani dhe bashkëshortja e tij.

Gati një muaj pas tërmetit të nëntorit 2019, prokuroria urdhëroi në dhjetor 2019 arrestimin e pronarit të hotel “Tropikal” Avdulla Osmani për akuzën “Vrasjes me dashje”. Bashkë me Osmanin u arrestuan dhe 8 persona të tjerë dhe 8 zyrtarë u shpallën në kërkim. Për shkak të gjëndjes jo të mirë shëndetësore, gjykata e Durrësit ka vendosur në fillim të vitit 2020 të zbusë masën e sigurisë për Osmanin nga “arrest në burg” në “arrest shtëpi”.

Por si pasojë e një kërkese tjetër të depozituar në gjykatën e Durrësit nga Osmani me argumentin se nevojitej të kryente një ndërhyrje kirurgjikale në Itali,tashmë gjykata e Durrësit, ka vendosur ti zbusë sërisht masën e sigurisë Osmanit nga “Arrest shtëpie” në “detyrim paraqitje” njëherë në muaj pranë oficerit të policisë, pra duke e lënë të lirë. Mësohet se deri në këtë fazë të hetimit asnjë nga personat e arrestuar pas tërmetit të nëntorit 2019 në Durrës, nuk ndodhet në burg, pasi janë liruar dhe caktuar masa më të buta sigurimi për ta.

Komento

Komente

  • Elvis Cami: 23/08/2020 10:37

    te dy kosovaret ishin shok me pronarin e hotelit e nuk i permendi askush ket pun.. edi Rama pler e kombit

    Përgjigju
  • Tirona: 21/08/2020 15:28

    Kta gjykates e dijne shume mire qe nuk e kalojne Vetingun dhe po punojne qe te kapim ca tkapim KCK.Por te jene te sigurte se ate KCK do ti bohet verem dhe asnjehere nuk do te bojne nje jete te qete dhe te rehatshme deri sa veremi tjua mari jeten.

    Përgjigju
  • durrsaku: 21/08/2020 14:39

    ahahahahahah, sa shume e paskan vonuar....me rradhe te pare sduhet te ishte ky ne burg , se ky vetem si emer figuron, por sma merr mendja se ndonjeri shpresonte se keto tipat do denoheshin ....i dhame votat kesaj qeverie me gjthe shprese po kto po njesoj, te vegjlit i kapin, kto kokat spreken me dore...ju lumte

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?