Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dënuar me 21 vite burg në total Bledar Lilon dhe Artur Ballën, shoferin dhe kunatin e biznesmenit Rezart Taçi. Lilo u dënua me 10 vite burg ndërsa Balla me 11 vite. Ata akuzohen se kishin në plan pastrimin e 18.4 milionë eurove në Shqipëri. Shuma e parave të pista që dyshohet se i përkisnin organizatës mafioze ‘Cosa Nostra’ është konfiskuar nga GJKKO dhe do të kalojë në favor të shtetit në rast se Apeli i GJKKO nuk rrëzon vendimin.
Duke qenë se të dy përfitojnë nga gjykimi i shkurtuar me uljen e një të tretës së dënimit, Artur Balla është dënuar përfundimisht me 7 vite dhe 4 muaj burg. Ndërsa Bledar Lilo është dënuar përfundimisht me 6 vite e 8 muaj burgim. Llogaritja e dënimit me burg nis që në momentin e arrestimit dhe pjesa tjetër e mbetur, do të vuhet në një burg të sigurisë së lartë.
Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.
Në tetor të vitit të kaluar SPAK dërgoi për gjykim dosjen e Rezart Taçit, Artur Ballës dhe Bledar Lilos, të cilët akuzohen se do të pastronin në Shqipëri 18.4 milionë euro të bosit të Cosa Nostrës, Francesco Zummo.
Ndaj Taçit dhe dy bashkëpunëtorëve të tij rëndojnë akuzat për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave nga grupi i strukturuar kriminal”. Ndërkohë biznesmeni, Rezart Taçi është shpallur në kërkim ndërkombëtar. Ky i fundit akuzohet se në bashkëpunim me italianët Francesco Zummo, Fabio Petruzzella, Daniele Cestagalli ka organizuar një skemë për pastrimin e parave në disa vende të botës, përfshirë këtu edhe Shqipërinë.
18.4 mln euro të mafies italiane 'Cosa Nostra' u bllokuan në një bankë në Shqipëri në nëntor 2021. SPAK thotë se Taçi do pastronte 18.4 mln € përmes lëvizjes në disa banka në disa shtete dhe do merrte përqindjen. Nga hetimet e SPAK, Artur Balla dhe Beldar Lilo kanë pasur një rol aktiv për të ndihmuar italianët Francesco Zummon dhe ekonomistin Fabio Petruzzella-n, të dy të arrestuar në Itali, të hapnin llogari bankare dhe të bënin transferta parash për pastrimin e tyre.
Balla dhe Lilo ndihmonin italianët me lëvizjet e tyre në Shqipëri dhe bënin transfertat e parave sipas porosive që u jepte Rezart Taçi, i cili është në kërkim nga policia. 18.4 milionë euro ishin depozituar nga korriku në një llogari bankare të hapur pranë ‘Alpha bank’ në Tiranë dhe pastaj duhet transferoheshin në Hong-Kong dhe Singapor nëpërmjet një kompanie të Rezart Taçit, po SPAK e bllokoi operacionin.
Llogaria ishte në emër të Francesco Zummo me shumën 18.399.996 euro. Ndërsa Taçi do të fitonte 3 milionë euro nga ky operacion, ose 16% e shumës. Shuma vinte nga një bankë në Kantonin zviceran të Ticino dhe ishin pjesa e pasurisë 150 miliona euro te Francesco Zummo ta konfiskuar nga gjykata italiane si te ardhura të Cosa Nostra.
drejtesia shqiptare. per nje transaksion banke te nje shtetasi italian denon shoferin shqiptar qe nuk ka dijeni te asgjeje. 10 vjet por haqet e femijeve te pafajshmeve do ju perndjekin prokuror e gjykates te kalbur. ketu duhet ikur nje ore e me pare. te fala kastratit, ulajt, gecit, rames, manes e gjithe mjeshtrave te ndershmerise. ne familjet tuaja inshalla
PërgjigjuShyqyr qe nuk paska pasur dijeni Taçi vetë, se kush i degjonte politikanet tane majtas e djathtas.
PërgjigjuNe kete shtet bastard te ndyre vetem shoferet dhe lulishtaret denohen se padronet nuk kane problem
Përgjigju