Një deklaratë disi e nervozuar dhe e ashpër njëkohësisht ishte ajo e Metës ditën e djeshme në konferencë për mediat ku tha se Rama dhe Basha do përfundojnë si Musolini dhe e dashura e tij Klareta, pas Luftës së Dytë Botërore.
Në Kontrast, analisti Lorenc Vangjeli e lidhi deklaratën e Metës me një krisje të hershme, që sipas tij nisi me qysh prej marsit të vitit 2014, në datëlindjen e tij. Sipas analistit, Meta mori mërinë e Ramës e cila u pasua me një aleancë të fshehtë, por mjaft besnike mes tij dhe ish kreut të PD-së, Basha. Gazetari vijoi se Meta është vënë në dijeni të kësaj ‘dashurie’ të fshehtë që në shtator të vitit 2014.
‘Demokracia nuk të var me kokë poshtë pasi të kanë mbushur me plumba, të çon poshtë madje më thellë por s’bën atë. Bashkautor të pjesës tjetër të këtij krahasimi Meta ka Ramën. Dmth jo fundi i çiftit të famshëm, por marrëdhënia e fshehtë, xhelozi, zhgënjimi, tradhti reciproke. Dhe në fund, erdhi si rezultat i një besnikërie. E në fakt ashtu e trajton edhe Rama, sikurse ai e trajton Bashën, si një zonjushë të vogël. Krisja e parë mes Metës dhe Ramës ndodhi në rastin e datëlindjes së tij, ai mori mërinë e Ramës, ishte marsi i vitit 2014. Meta kishte financuar qetësinë dhe donte pak kohë, nuk kishte ambicie tjetër dhe aso kohe, Rama me një ide të një politike njëpolare, shfrytëzoi axhendën e tij totale politike. Rama, sa kohë që bëri llogari të maste muskujt dhe forcat me të, afroi Lulzim Bashën. Meta me gjasë do jetë vënë në dijeni të kësaj gjëje besoj në shtator të vitit 2014. Po ta shohësh të gjithë mandatin dytë të socialistëve dhe piruetat e çuditshme të Bashës...’- u shpreh Vangjeli.
Patozi: A ka forcë Meta ta rrëzojë Ramën? A është Meta më i fortë tani që është pas kësaj tradhtie’?
Vangjeli: S’janë alternativë për pushtetin!