Për kreun e Partisë së Lirisë, ndërtimi i kullës ‘Mali i Tiranës’ prapa Teatrit të Operës dhe Barletit nuk ja vlen 'barra qiranë' të protestohet. Edhe pse së bashku me aleatin e tij kryesor në politikë, Sali Berisha kanë pretenduar dhe vazhdojnë të pretendojnë atë që e quajnë ‘revolucion’, Meta thotë se një protestë për kullën e Tiranës do të shfokusonte vëmendjen nga një aferë më e madhe, që është ajo e inceneratorëve. Por edhe pse ish kreu i shtetit e vë theksin tek inceneratorët, duket në fakt një lloj shmangieje e Metës për të denoncuar kullën ‘Mali i Tiranës;.
"Çështja më flagrante është inceneratori se është kapje e gjithë shtetit dhe është shumë e dokumentuar dhe e faktuar. Sa u takon kullave, ne e dimë se kush u jep lejet dhe se kush janë përfituesit dhe të dëmtuarit që janë qytetarët.
Sa më të larta kullat, malet e betonit aq më gropë vete euro me lekun. Aq më shumë fuqizohet pakica e lidhur me qeverinë. Ne kemi protestuar gjithmonë dhe do të protestojmë gjithmonë por kjo nuk mund të na shfokusojë nga afera e inceneratorëve, ju e dini kush i jep lejet dhe kush mundet t’i anulojë ato menjëherë."- tha Meta.
Projekti “Mount of Tirana” do të ndërtohet nga “Nova Construction 2012” e cila rezulton me pronar 91% të aksioneve Ilir Shtufin dhe 9 % Kujtim Shtufin, ndërsa do të zbatohet nga studio daneze e arkitekturës “Cebra”, që u shpall fituese mes 5 kompanish në garë më 1 tetor 2022.
Vetë Berisha dje bëri një deklaratë të ngjashme me atë të Shkëlqim Berishës dhe deklaroi se PD-së nuk i dikton dot kush agjendën asaj, përveçse vet, sikundër nuk kërkon t’u diktojë të tjerëve.
“Mali i Tiranës ka ndarë në tre qëndrimet. Një palë që ishte pro ndërtimit që në momentin që qeveria e miratoi projektin. Një palë që është përfshirë në debat e thotë se pas projektit ka lidhje të fshehta të njerëzve të foltores që sipas tyre janë blerë nga qeveria dhe prandaj po heshtin. Ndërsa në grupimin e tretë janë ata që supozohet se janë blerë e deri më tani nuk kanë bërë asnjë hap serioz distancimin e tyre dhe miratojnë në heshtje kullën.
Me ty dhe Bashen edhe 200 vite te tjera mbreteron Rama & co. E sigurt
PërgjigjuSa te pangopur paskan qene
Përgjigju