Ministri i Jashtëm izraelit, Israel Katz, përmes një postimi në X i është përgjigjur presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, i cili më parë kërcënoi se nëse do të ishte e nevojshme, Turqia do të pushtonte Izraelin.
Katz ka postuar foton e presidentit turk dhe ish-presidentit irakian të Irakut, Sadam Husein, duke thënë se Erdogan po ecën në gjurmët e tij.
“Erdogan po ndjek hapat e Sadam Huseinit dhe kërcënon të sulmojë Izraelin. Vetëm le të kujtojë se çfarë ndodhi atje dhe si përfundoi” shkruan Katz.
Përgjigja për ministrin e Jashtëm izraelit ka ardhur nga Ministria e Jashtme turke, e cila sipas TRT Haber shkruan: “Ashtu siç erdhi fundi i Hitlerit gjenocidal, ashtu do të përfundojë edhe Netanyahut gjenocidal”.
Erdogan, kërcënoi ashpër Izraelin, në një takim të partisë së tij dhe madje nuk hezitoi të fliste për ndërhyrje të drejtpërdrejtë siç u bë në rastin e Libisë.
“Ne duhet të jemi shumë të fortë në mënyrë që Izraeli të mos mund t’i bëjë këto gjëra në Palestinë. Ashtu siç kemi hyrë në Karabak dhe në Libi, do të bëjmë të njëjtën gjë me ta. Asgjë nuk na pengon ta bëjmë këtë. Thjesht duhet të jemi mjaft të fortë për të ndërmarrë këto hapa”, ka thënë Erdogan.
ארדואן הולך בדרכו של סדאם חוסיין ומאיים לתקוף את ישראל. רק שיזכור מה קרה שם ואיך זה הסתיים.@RTErdogan pic.twitter.com/6GykLtLoh4
— ישראל כ”ץ Israel Katz (@Israel_katz) July 28, 2024