Politikë
Sport

‘Do shfaqë Shqipërinë si Europën e Ballkanit!’ Rama video-mesazh nga 'zemra' e Tiranës: Përgatitjet e fundit për ‘Giro D’Italia dhe ardhjen e liderëve botërorë

7 Maj, 12:47| Përditesimi: 7 Maj, 13:09

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur dy eventet që mbahen së shpejti në zemër të Tiranës, pikërisht me një mesazh nga Sheshi Skënderbej në kryeqytet, teksa njoftoi përgatitjet e fundit për nisjen e Giro D’Italia më 9 maj dhe të pritjes së madhe të liderëve europianë më 16 maj.

Ai e cilëson eventin sportiv si një ngjarje fantastike, që do shfaqë Shqipërinë në 200 televizione të botës si Europën e Ballkanit.

“Ja, këtu në sheshin Skënderbej, ku nga njëra anë po përgatitemi për të mikpritur të gjithë Europën më 16 maj, por ndërkohë po përfundojmë përgatitjen e madhe të Giro D’Italia (La grande partenza) të Xhiros së Italisë pas 48 orësh. Një event fantastik për 200 televizione në mbarë botën, që do të shfaqë Shqipërinë Europën e Ballkanit. Dhe jam shumë i lumtur që në 3 ditë me radhë Shqipëria do të tregojë të gjithë shkëlqimin e vetë në sytë e mbarë botës. Dhe nga ana tjetër, shqiptarët e të gjitha moshave, po sidomos fëmijët do shijojnë xhiron legjendare të Italisë, këtu në tokën tonë”, shprehet kryesocialisti me video-postimin e tij të shkurtër në rrjetin social Facebook.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se zgjedhjet do ndikojnë në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së?