Kronikë

Do shiste kokainë në Bllokun e Sigurisë, arrestohet polici në Tiranë! La takim për të blerë drogën (EMRI + VIDEO)

3 Tetor, 15:07| Përditesimi: 3 Tetor, 15:26

  • Share

Një punonjës policie, me detyrë trup shërbimi në Bllokun e Sigurisë në Tiranë, është arrestuar nga policia pasi do të fuste lëndë narkotike në ambientet e paraburgimit.

Punonjësi Mustafa Lleshi është vënë në pranga nga agjentët e AMP-së, pasi këta të fundit kishin informacione se polici kishte lënë takim për të blerë kokainë, të cilën më pas do ta fuste brenda Bllokut të Sigurisë për ta shitur.

Në momentin e arrestimit, atij iu gjetën dhe sekuestruan 0.4 gram kokainë dhe një shumë parash prej 70 euro.

Polici Mustafa Lleshi akuzohet për shpërdorim detyre, prodhim dhe shitje droge si dhe për moskallëzim krimi.

Njoftimi i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore:

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë Inspektor M. L., me detyrë Trupë Shërbimi në Bllokun e Sigurisë në DVP Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Shpërdorim i detyrës”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Moskallëzim i krimit”.

Arrestimi i tij u bë i mundur pasi nga të dhënat konfidenciale që dispononte Drejtoria Rajonale e AMP-së Tiranë, ky punonjës do të kryente një takim për blerjen e disa dozave të lëndës narkotike e dyshuar kokainë, me qëllim shitjen më pas në ambientet e Bllokut të Sigurisë ku dhe ushtronte detyrën. Gjatë kontrollit fizik ju gjet një dozë nga lënda narkotike, e cila pas peshimit rezultoi në masën 0.4 gram dhe 70 euro, të sekuestruara në cilësinë e provës materiale.

Materialet u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

V.GJ /ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Begaj shpalli zgjedhjet në Tiranë pa pritur Kushtetuesen për Veliajn, si ju duket?