Tiranë- Një 21-vjeçar nga Fieri është arrestuar nga policia pasi dyshohet se do të shiste një pistoletë në kryeqytet.
Në pranga ka rënë edhe shoku i tij për moskallëzim.
Të rinjtë janë identifikuar si Dejvi Naci dhe Albi Spahaj.
Policia sekuestroi armën dhe municion luftarak si provë materiale.
Operacioni u kodua “Suspend 1”.
Njoftimi i policisë:
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcën Operacionale të DVP Tiranë, si rezultat i hetimeve të kryera me metoda proaktive, në drejtimin e Prokurorisë, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së armëve të zjarrit, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Suspend 1”.
Si rezultat e të cilit arrestuan shtetasit D. N., 21 vjeç dhe A. S., 24 vjeç, të dy banues në Fier.
Gjatë kontrollit fizik të 21-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën e sekuestruan një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, të cilën dyshohet se e posedonte me qëllim shitjen në Tiranë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Komente
