Sport

'Do shkojmë në Botëror, ndoshta dhe do ta fitojmë!' Mancini nuk e bën dramë 'playoff-in' për Italinë

16 Nëntor 2021, 11:30| Përditesimi: 16 Nëntor 2021, 13:23

  • Share

Ashtu si katër vite më parë Italia vijon të shohë makthe. Kjo pasi kampionët e Europës nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 0-0 kundër Irlandës së Veriut në ndeshjen e fundit kualifikuese të Botërorit, duke humbur vendin e parë në favor të Zvicrës, që nga ana tjetër fitoi 4-0 kundër Bullgarisë për të prerë direkt një biletë për ‘Katar 2022’.

Trishtim te Italia që shkon në ‘play-off’ dhe rrezikon seriozisht që ashtu si katër vite më parë të mbesë jashtë Botërorit. Në përfundim të barazimit me Irlandën e Veriut trajneri Mancini ‘qan’ gabimet e bërë rrugës, ndërsa shprehet i bindur se do të shkojnë në Botëror dhe ‘ndoshta do ta fitojnë atë’. Ndeshjet e ‘play-off’ do të luhen në mars dhe kush kombëtare synon t’ia dalë duhet me patjetër të eliminojë dy kundërshtarë.

Ndërkohë në grupin I ku bën pjesë edhe Shqipëria, Anglia ka shpërtalluar me rezultatin 0-10 San Marinon. Në këtë ndeshje mbi të tjerët shkëlqeu Harry Kane që realizoi katër gola, duke shkuar në kuotën e 12 realizimeve në kualifikueset e Botërorit dhe duke marrë titullin e golashënuesit në dëm të Depayt me 11 gola.

Ndeshja tjetër e grupit I mes Polonisë dhe Hungarisë është mbyllur me rezultatin 1-2.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?