TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se me ardhjen në pushtet nuk do të lejojë prokurori politike. Përmes një deklarate nga selia blu, i pyetur mbi deklaratat e tij për shkrirjen e SPAK, Berisha tha se janë nxjerrë jashtë kontekstit, edhe pse në fakt ai e ka pohuar me zë dhe figurë, madje edhe para SPAK, se kërkon shkrirjen e prokurorisë.
Qëndrimi i Berishës erdhi pak pas deklaratës së Ramës, i cili tha se nëse bufi i kënetë do shkonte me një fishkëimë për ta shkrirë SPAK.
“Nuk duhet të bëjmë interpretime jashtë konteksti. Ajo që kam deklaruar se kurrë në qeverisjen e PD, Shqipëria nuk do mund të ketë prokurori politike. Këtë ta ketë të qartë çdo qytetar shqiptar. Prokuroritë politike janë prokurori diktaturash. Shqipëria një vend sovran dhe i pavarur s’do ketë kurrë një prokurori politike”, tha Berisha.
Një koment e ka edhe për audion e seancës gjatë verifikimit të masës së sigurisë për Veliajn, kur thotë se këtë të fundit do ta padisin për mashtrim të rremë të publikut, duke thënë se ndarë procesvebal të falsifikuar kur tha se prokurori i quajti ndyrësirë.
Pavarësisht se e quan një prokurori politike, kreu i PD mori në mbrojtje prokurorin Ols Dado, përballë atyre që i quan sulme të Erion Veliajt.
"Lali Vjedhësi mashtroi qytetarët e Shqipërisë dhe komunitetit ndërkombëtar, duke postuar nga qelia procesverbal të falsifikuar dhe manipuluar, me të cilin ai me çdo kusht donte të rëndonte pozicionin e prokurorit të dosjes. Duke dënuar me forcën më të madhe këtë qendrim banditesk, e informoj Erion Veliajn dhe publikun se, ai nesër do të denoncohet për mashtrim publik dhe shihen modalitetet që kësaj dosje t’i bashkohet edhe dosja e Griseldës, e cila nuk mund t’i harrohet.
Me mashtrimin e djeshëm ndaj publikut, Erion Veliaj tregoi se, për t’i shpëtuar krimeve që ka kryer është i aftë të ndërmarrë çdo veprim. Unë ju deklarova se ai po kërcënon indirekt dëshmitarë, duke i dërguar mesazhe personale, apo duke kërcënuar se e kemi personale prokurorin. Por dje ai e shpërkallëzoi qendrimin e tij kriminal. E përshkallëzoi duke mashtruar qytetarët shqiptarë, sikur prokurori i paska thënë atij një fjalë të dënueshme. Por, publikimi nga gjykata të audios së atij momenti tregonte se çfarë njeriu pa karakter dhe pa moral ka qeverisur bashkinë e Tiranës.
Ndaj edhe nesër nis përpilimi i aktakuzës ndaj tij, do të paditet për mashtrim të rremë publikut. Paralajmëroj Edi Ramën të denoncoj këtë akt manipulativ dhe mashtrues në rast se nuk është në bashkëpunim me të sepse qarkullojnë lajme se në atë njoftim edhe Edi Rama ka pjesën e tij, urgjentisht duhet të qartësojë pozicionin e tij”, theksoi Berisha.
Sa i takon deklaratës së Ramës për 24 masat e sigurisë për stafin e Universitetit Bujqësor që i quajti masa pa gjyq, Berisha thotë se kryeministri është në panik dhe kërkon që të kontrollojë çdo mandat arrestesh që lëshohen në vend.
“Dëshmojnë se Rama është një tmerr, është në panik, dëshmoi shumë qartë se kërkon që çdo urdhër arresti para se të ekzekutohet të kalojë nga zyra e tij, të marrë lejen e tij. Përdor, në një rast të pashembullt, s’kam dëgjuar ndonjëherë dhe kjo është vazhdimi i grusht të shtetit. Quhet kur njëra degë e pushtetit, ekzekutive, do të marrë fuqi dhe pushtet të degës tjetër gjyqësore. E nisën me rrethimin e gjykatës dhe marrjen peng për disa orë të gjykatësve, tani vazhdojnë të bëjnë dëgjesë publike për vendimet e gjykatës. Çfarë tregojnë këto, se Rama është i vendosur të kontrollojë çdo mandat arrestesh në Shqipëri”, vijoi Berisha.
Komente

Problemi me i madh i juaji eshte qe SPAKU dhe GJKKO, nuk jane politike,as me PS dhe as me PD,spo them majtas e djathtas apo social e demokratik se nuk ekziston ideologjia ne politiken shqiptare, megjithese si çdo subjekt njerezor ne administrate dhe gjyqesor ka njefar bindje. Deri tani keto dy struktura meritojne noten 8(shume mire). Nuk po them 9 apo 10 (shkelqyeshem),megjoyhese tani jam pro 9-tes. Gjykatat dhe prokurorite para Spak-ut dhe Gjkko-se, kane qene totalisht politike dhe jo te kontrolluara dhe vleresimi objektiv duhet te ishte me note O(zero) dmth askushi. Prandaj po te jeni burra duhet ta mbeshtes i fuqimisht se i keni borgj shume te madh ketij populli.
Përgjigju