Sali Berisha

Politikë

‘Do shkrij SPAK’, Berisha nuk tërhiqet: S’do ketë prokurori politike! Rama kërkon të kontrollojë çdo mandat arrestesh

25 Shkurt, 14:36| Përditesimi: 25 Shkurt, 14:40

  • Share

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha nuk tërhiqet nga deklaratat e tij për shkrirjen e SPAK, qëndrim të cilin e forcoi edhe njëherë përmes një deklarate për mediat nga selia blu kur tha se nuk do të lejojë asnjë prokurori politike në vend.

“Nuk duhet të bëjmë interpretime jashtë konteksti. Ajo që kam deklaruar se kurrë në qeverisjen e PD, Shqipëria nuk do mund të ketë prokurori politike. Këtë ta ketë të qartë çdo qytetar shqiptar. Prokuroritë politike janë prokurori diktaturash. Shqipëria një vend sovran dhe i pavarur s’do ketë kurrë një prokurori politike”, tha Berisha.

Një koment e ka edhe për audion e seancës gjatë verifikimit të masës së sigurisë për Veliajn, kur thotë se këtë të fundit do ta padisin për mashtrim të rremë të publikut, duke thënë se ndarë procesvebal të falsifikuar kur tha se prokurori i quajti ndyrësirë. 

"Lali Vjedhësi mashtroi qytetarët e Shqipërisë dhe komunitetit ndërkombëtar, duke postuar nga qelia procesverbal të falsifikuar dhe manipuluar, me të cilin ai me çdo kusht donte të rëndonte pozicionin e prokurorit të dosjes. Duke dënuar me forcën më të madhe këtë qendrim banditesk, e informoj Erion Veliajn dhe publikun se, ai nesër do të denoncohet për mashtrim publik dhe shihen modalitetet që kësaj dosje t’i bashkohet edhe dosja e Griseldës, e cila nuk mund t’i harrohet.

Me mashtrimin e djeshëm ndaj publikut, Erion Veliaj tregoi se, për t’i shpëtuar krimeve që ka kryer është i aftë të ndërmarrë çdo veprim. Unë ju deklarova se ai po kërcënon indirekt dëshmitarë, duke i dërguar mesazhe personale, apo duke kërcënuar se e kemi personale prokurorin. Por dje ai e shpërkallëzoi qendrimin e tij kriminal. E përshkallëzoi duke mashtruar qytetarët shqiptarë, sikur prokurori i paska thënë atij një fjalë të dënueshme. Por, publikimi nga gjykata të audios së atij momenti tregonte se çfarë njeriu pa karakter dhe pa moral ka qeverisur bashkinë e Tiranës.

Ndaj edhe nesër nis përpilimi i aktakuzës ndaj tij, do të paditet për mashtrim të rremë publikut. Paralajmëroj Edi Ramën të denoncoj këtë akt manipulativ dhe mashtrues në rast se nuk është në bashkëpunim me të sepse qarkullojnë lajme se në atë njoftim edhe Edi Rama ka pjesën e tij, urgjentisht duhet të qartësojë pozicionin e tij”, theksoi Berisha.

Sa i takon deklaratës së Ramës për 24 masat e sigurisë për stafin e Universitetit Bujqësor që i quajti masa pa gjyq, Berisha thotë se kryeministri është në panik dhe kërkon që të kontrollojë çdo mandat arrestesh që lëshohen në vend.

“Dëshmojnë se Rama është një tmerr, është në panik, dëshmoi shumë qartë se kërkon që çdo urdhër arresti para se të ekzekutohet të kalojë nga zyra e tij, të marrë lejen e tij. Përdor, në një rast të pashembullt, s’kam dëgjuar ndonjëherë dhe kjo është vazhdimi i grusht të shtetit. Quhet kur njëra degë e pushtetit, ekzekutive, do të marrë fuqi dhe pushtet të degës tjetër gjyqësore. E nisën me rrethimin e gjykatës dhe marrjen peng për disa orë të gjykatësve, tani vazhdojnë të bëjnë dëgjesë publike për vendimet e gjykatës. Çfarë tregojnë këto, se Rama është i vendosur të kontrollojë çdo mandat arrestesh në Shqipëri”, vijoi Berisha.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se vota e Diasporës do jetë përcaktuese më 11 maj?