Bamir Topi

Politikë

'Do shkrij SPAK-un', Bamir Topi për deklaratën e Berishës: S’ka shans, duan t’i bëjnë presion prokurorëve

23 Shkurt, 10:57| Përditesimi: 23 Shkurt, 11:01

  • Share

Ish-Presidenti Bamir Topi ka reaguar ndaj kërcënimeve të bëra për shkrirjen e SPAK, duke i cilësuar ato si deklarata politike që kanë për qëllim presionin indirekt ndaj prokurorëve.

Në intervistën e tij për një emision televiziv, Topi theksoi se SPAK është një institucion i konsoliduar dhe se nuk ka shanse që të shkrihet apo të ndryshohet statusi i tij.

“SPAK është një institucion që ka një mbështetje të konsoliduar dhe ndodhet në një infrastrukturë të plotë të drejtësisë. Çdo tentativë për të ndërhyrë tregon dobësinë e politikës dhe asgjë më shumë”, ka shtuar Topi.

Ai ka theksuar gjithashtu se edhe nëse mund të ketë reforma të mundshme në të ardhmen, ato do të jenë të fokusuar në përmirësimin e infrastrukturës, jo në shkrirjen e SPAK.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ke edhe ti: 23/02/2025 11:49

    Ke ca hesape edhe ti mor qen.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A nxorën primaret e PD-së kandidatët më të mirë për 11 majin?