Mbledhje e OKB-së

Bota

'Do sillte pasoja katastrofike', Rusia kërkon mbledhje të OKB-së për centralin bërthamor në Ukrainë

10 Gusht 2022, 14:31| Përditesimi: 10 Gusht 2022, 14:33

  • Share

Rusia i ka kërkuar takim Këshillit të Sigurimit të OKB-së të enjten në lidhje me sulmet që thotë se Ukraina ka bërë në termocentralin bërthamor të Zaporizhia, raporton media ruse TASS.

“Rusia kërkoi që pasditen e 11 gushtit të mbahej një konferencë e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, në lidhje me sulmet e fundit të Ukrainës në NPP Zaporizhia dhe pasojat e tyre të mundshme katastrofike”, shkruan media ruse.

Rusia kërkoi pjesëmarrjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), Rafael Grossi, në takim.

Zëvendëspërfaqësuesi i përhershëm në OKB, Dmitry Polyanskiy, po ashtu konfirmoi se Rusia dëshiron që kreu i agjencisë bërthamore të OKB-së, Rafael Grossi, të njoftojë pjesëmarrësit në mbledhjen e Këshillit për situatën në këtë central.

Thirrja për këtë takim vjen në kohën kur Rusia dhe Ukrainas prej ditësh po shkëmbejnë akuza ndaj njëra-tjetrës për sulmet me bomba në termocentralin më të madh bërthamor në Europë. Nisur nga këto ngjarje, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres me 8 gusht bëri thirrje që t’u jepet qasje në centralin bërthamor të Zaporizhias inspektorëve ndërkombëtarë.

Centrali bërthamor i Zaporizhjas kontrollohet nga rusët që prej nisjes së luftimeve, por operohet ende nga teknikë ukrainas.


Lajmi kryesor:

Zelensky: Lufta e Ukrainës duhet të përfundojë me çlirimin e Krimesë! Rusia minimizon shpërthimet


D.GJ/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?