Politikë

Do shkrijë SPAK me Gjin Gjonin? Berisha: S'mund të vazhdojë kështu, amniston krimet elektorale! Sulmon edhe gjyqtaren Gjoka

31 Mars, 14:03| Përditesimi: 31 Mars, 16:52

  • Share

Sali Berisha e shmangu një koment mbi planet e tij për të reformuar drejtësinë me personazhe që nuk kaluan Vettingun, siç është Gjin Gjoni, i cili disa ditë më parë u shfaq krah Berishës teksa ky i fundit fliste kundër sistemit aktual të drejtësisë.

"E kam theksuar dhe e theksoj se, PD-ja është e vendosur për një reformë të sistemit të drejtësisë. Pse? Sot çdo shqiptar për një çështje civile nëqoftëse nuk paguan çmimet e kokës rryshfet, do të presë 15 vite. Sot qytetarët shqiptarë, janë të vetmit në Europë dhe botë, që nuk kanë një proces ligjor të drejtë. Iu mohohet një proces ligjor i drejtë. Defakto se, dejure e kanë. Defakto nuk kanë proces ligjor. ", u shpreh Berisha. 

Megjithatë, sulmet ndaj SPAK, Berisha i vijoi duke thënë se mbyll sytë para krimeve elektorale, por dënon liderët e opozitës. Berisha vijoi sulmet edhe ndaj gjyqtares Irena Gjoka, e cila vendosi masën e sigurisë 'detyrim paraqitje' ndaj tij për aferën Partizani, duke thënë se ka disa mbiemra. 

"Tani më thuaj ti mua, ka drejtësi më këtu? Këtu nuk ka gjykatës më. Këtu defakto gjykatësi është bërë me të 4-mbiemra, Irena Gjoka. Por qytetarit i duhen gjykatës dhe kjo nuk mund të vazhdojë. Nuk mundet. Çdo vend duhet të ketë gjykatësin dhe jo afërmendshmin që thotë, se gjykatës bën atë që i themi.  Jashtë çdo lloj standardi, kjo nuk mund të vazhdojë. Nuk mund të vazhdojë një drejtësi e cila në vit elektoral, ka guximin të amnistojë krime monstruoze elektorale që lidhen me zyrtarë të lartë, dhe në të njëjtën kohë arreston dhe ndjekje penale liderët kryesorë të opozitës.  Unë besoj se çdo forcë politike demokratike është e detyruar të mbrojë interesin e qytetarëve dhe në këtë rast, reforma është jetike, është imperative. Nuk mund të rrijnë qytetarët shqiptarë pa të drejtën e një procesi ligjor, siç është sot që duhet të presin 15 vite", tha Berisha. 

Në konferencën me gazetarët, përveç SPAK, Berisha evidentoi edhe një institucion tjetër për të cilin premtoi se do ta shkrijë.

"Korporata shqiptare e investimeve, piramida më e madhe e grabitjes së pronave të shqiptarëve, do shkrihet menjëherë. Dhe ajo që merr përsipër që me një vendim qeverie, në kundërshtim flagrant me Kushtetutën, të plaçkisë pronat e shqiptarëve, absolutisht do dënohet me rreptësinë më të madhe", vijoi Berisha. 

Pensioni minimal dhe pagat, janë pikat që bashkojnë programin e Sali Berishës me të atë të Edi Ramës, por kreu i PD zotimet e Ramës i sheh si mashtrime.

"Ky premtim hyn në fuqi tre muajt e parë të qeverisjes së PD. Ai kopjoi, por unë këtu ua kam thënë, Shqipëria me këto rroga nuk pranohet në BE. Rrogat janë një kriter shumë qenësor, i pashpallur. Dhe ky e frenoi rritjen e rrogave. Ne me trendin e rritjes së rrogave po plotësonim këtë kriter, dhe miqtë e mi në Komision dhe jashtë, e kishin pëlqyer këtë", tha Berisha. 

Amerikani i paguar për t’i bërë fushatën, Chris Lacivita, Berisha tha se shpejt do të jetë në Tiranë sërish, duke refuzuar për të disatën herë që të bëjë publike kontratën e lidhur me të.

"Datën e ardhjes së Chris LaCivita po e lë si surprizë për Edi Ramën, që t’i bjerë kokës në tavolinë kur të vijë. Datën e ardhjes, unë u garantoj që do të vijë, por po e lë si surprizë për Edi Ramën që t’i bjerë kokës në tavolinë kur të vijë. Nuk po ua them se duhet ta ketë surprizë ai. Do vijë. Sherifi do vijë. Chris do vijë. Çdo gjë, ju siguroj se çdo shpenzim i kësaj partie, do të jetë transparent dhe në përputhje me ligjet e Shqipërisë dhe ligjet e vendit tjetër. Prandaj këtu nuk mund të ketë asnjë lloj aludimi tjetër", u shpreh ai. 

Xh.D/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • kola: 31/03/2025 16:29

    ASNJE VOTE PER KETE KRIMINEL-HAJDUT.....POPULLI E MBESHTET SPAJUN 100%,,KY PALACO FO TA PRISHE SE KA HALLIN E PRONAVE TE VETA...SALIU -META-RAMA TE TERE NE BURG...DHE TE GJITHA PRONAT TE SEKUESTRUARA....

    Përgjigju
  • noli: 31/03/2025 14:51

    O plak gerduq, as rinohesh as zbukurohesh dhe padiskutim qe as nuk mencurohesh se mban ate kotelen pa Tru ne krah. Je 81 vjec o plak, 81 vjec!!!! Hap krahun dhe leji shqiptaret te lire mos e mbaj me kete murgun e zi ne pushtet qe te shohin dhe ky popull nje dite te bardhe.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?