‘Do ta sjellim avionin këtu’, Rama nga New York: Në bisedime për linjë direkte SHBA-Shqipëri

26 Tetor, 19:03| Përditesimi: 26 Tetor, 19:27

  • Share

Kryeministri Edi Rama thotë se aeroporti i Rinasit është në diskutime me një kompani amerikane për të mundësuar fluturime direkte SHBA-Shqipëri. Në takimin me shqiptarët në New York, kryeministri tha se negociatat po zhvillohen dhe ende nuk ka një afat kohor se kur mund të realizohet fluturimi i parë.

Por, kreu i qeverisë u premtoi se fluturimi i parë do jetë padyshim në New York. Rama theksoi se kjo negociatë erdhi edhe pas kërkesave në rritje të tur-operatorëve turistikë në SHBA për fluturime direkt me vendin tonë për shkak të interesit në rritje për të vizituar vendin tonë.

Kur do bëhet linja New York-Shqipëri?

Rama: Shqipëria ka aeroportin ndërkombëtar me rritjen më të madhe në Europë dhe aktualisht aeroporti po negocion me kompaninë amerikane DELTA për të nisur fluturime direkt nga Amerika në Shqipëri. Nuk e di se kur do përfundojë kjo negociatë, ndërkohë që ne po bëhemi gati të hapim aeroportin ndërkombëtar të Vlorës, që do jetë aeroporti me pistën më të gjatë në rajon. Me Air Albania apo diskutojmë për të mundësuar një fluturim të drejtpërdrejtë të Air Albania dhe fluturimin e parë, kur do ndodhë nuk e di. Fluturimin e parë do ta bëjmë patjetër në New York. E sigurt është që koha e gjatë që ju keni pritur për ta patur një fluturim të drejtpërdrejtë me Shqipërinë nuk do jetë më aq e gjatë dhe besoj se në një kohë të arsyeshme do ta realizojmë dhe do ta sjellim avionin këtu. DELTA ka shprehur interes, sepse edhe tur-operatorët në Amerikë kanë interes në rritje për të vizituar Shqipërinë në mënyrë direkte.


Lajmi kryesor:

Rama takon shqiptarët në New York u kërkon votën për zgjedhjet 2025: Ta çoj Shqipërinë në BE! Kundërshtarët e reformës në drejtësi sot ulërasin nga dhimbjet! Edhe unë i barabartë para ligjit


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?