Spontan dhe i drejtpërdrejt kështu zgjodhi të shfaqej ish-deputeti Nard Ndoka në emisionin “N’kohë në Report Tv. Nga politika tek të pathënat e udhëtimeve, ish-deputeti rrëfeu pa doreza, detaje nga jeta e tij politike por edhe ajo private. Gjatë intervistës me gazetarin Ermal Qori, Ndoka ka zbuluar se ftesa për tu bërë pjesë e ‘Big Brother VIP’ i ka shkuar edhe atij.
“Pata një ftesë, por nuk pranova se jam në politik aktive. Është periudhë e gjatë nuk e paragjykoj, ajo është një familje që pasqyron realitetin shqiptar, ne duhet të promovojmë vlerat tona”-tha Ndoka
Një analizë politikani e kishte edhe për konkurrentët pjesëmarrës, duke u ndalur më së tepërmi te Luizi, të cilin e konsideroi talent.
“Hap telefonin dhe del luizin, më del në celular, ai është interesant, është futur me regji, ka aktruar në mënyrë perfekte, ka brumë. Unë e kam njohur në 2009 Luizin në politikë, është djalë me humor, është djalë më talent dhe zë potent, nuk ka pasur një menaxhim të mirë në muzikë. Por aty ka vëmendje, sepse aty mund të futesh ‘rryp dhe del vip’”-shtoi ai.
Teksa u vu përball sfidës për qitje me armë, Ndoka arriti të shenjtëronte targetin me dy plumba zemër, duke u shprehur me humor se në mendje kishte kryeministrin Edi Rama. Pavarësisht batutave, gjatë intervistës Ndoka nuk ka lenë jashtë vëmendjes politikën, ndërsa kë sjell në vëmendje marrëdhënien e tij me liderët kryesor politik në vend.
“Unë i njoh dhe kam pasur miqësi. Nano ishte politikan profesionist, tolerant që e njihte ekonominë dhe vendosi standarde te partia e vetë. Meta është pragmatist, i vendosur në kauzat e tij. Unë do të zgjidhja Sali Bershën si më të mirin, pasi Berishën e shoh si njeri që ka besimin e publikut. Rama kur të largohet, nëse do të rikthehej si Berisha s’do i shkojnë më shumë se 7 persona mbështetje.”-përfundoi politikani.
Hajdar ngele o trap idjot .
PërgjigjuTi je e ardhme kombit Nard. Je idiot i dobishem packa se ta kalon magjari.
PërgjigjuO rrote na ke korit o sivllau i magjarit!
Përgjigju