Kandidati për kryetar i PD-së, Ibsen Elezi, tha se kjo garë duhej të kishte më shumë barazi dhe vëmendje nga qendra duke nisur që me hapësirën kohore në dispozicion të kandidatëve duke e cilësuar kohë të shkurtër dhe të pamjaftueshme për fushatë.
‘Komunikimi në nivel dege të paktën të ishte 30 ditë sepse PD e ndërtuar sipas strukturës së pushtetit lokal që kërkon 45 ditë fushatë. Nuk është veprimi i duhur nga kryesia për të ngushtuar këtë periudhë kohore dhe ta deformojë. Fushata ka vështirësitë e veta për afatet e kohore dhe mjete në dispozicion të kandidatëve të cilët janë në minimumin e saj. Do të bëj një garë të fortë. Do t’i bëj thirrje gjithë demokratëve që të më votojnë. Por para se të kem dëshirë për të fituar. Kam hyrë për të shpalosur pikpamjet e mia.’- tha Elezi.
Elezi komentoi edhe kandidimin e Agron Shehajt, të cilin e vlerësoi si biznesmen të suksesshëm, por sipas tij nuk ka një kostum politik për të kërkuar kreun e PD-së.
‘Nuk kam dëshire të flas drejtpërdrejt sepse ai është kandidat. Unë mund të merrem me pikepamjet e tij me shumë sepse në rastin e Lulzim Bashes kam arsye të shumta që të dal e ta kritikoj si kuksian sepse të gjithë e mbajnë mend se si Lulzim Basha ishte kundërshtar si Rama në dy protestat e kuksianeve për traun e Rrugës së Kombit. Këte nuk mund ta toleroj dhe nuk kam si të ndryshoj fjalët për interesa politike. Shumë e bëjnë për inters politik. E dime shume mire se kush është Lulzim Basha dhe dalin përdite me statuse dhe thonë ky është lider i madh. Agron Shehaj ka fituar një respekt për shkak të sjelljes së tij në opinion publik. Për mua kanë rëndësi pikpamjet e Agron Shehajt. Agron Shehaj është një njeri që nuk ka një stature politike për t’i veshur një kostum dhe për t’i thënë se ky është kostumi.
Vetëm këte problem kam me të. Nuk mjafton që të dalësh e të thuash se jam një biznesmen i fuqishëm dhe dhe do të jem politikan i sukseshëm. Se këta thonë se kështu u bë Trump. Trump nuk u bë se ishte milardier, por për shkak të pikepamjeve të veta. Sepse Trump doli e foli hapur për frymën e konservatorizmit në Amerikë. Trump ngrit sasine e votave në Amerikë. Në rastin e Agron Shehajt ai është kandidat serioz sepse ka staf dhe di të bëjë fushatë ashtu si Lulzim Basha por që nuk janë në kushtet e Trumpit. Ata do jenë në kushtet e humbjeve. Lulzim Basha vjen nga një humbje në 2013 ndërsa Agron Shehaj nga një dështim në Vlorë dhe Tiranë. Ai ishte i pari në listën e deputetëve në 2017 dhe duhet të ishte i pari prapë për të treguar nëse e ka çuar përpara aksionin e tij politik në Vlorë.
Kishte më shume vota në Tiranë, por pa dashur ta atakoj sepse ka shumë akuza dhe unë nuk merrem me akuza as për Lulzim Bashën për akuza të korruptimit dhe krimit ekonomik, pa fakte dhe argumente. Unë merrem thjeshte me mënyren e të bërit politik. Agron Shehaj erdhi dhe mori shume vota ne Tiranë. Mund të ketë marrë edhe me shumë se Sali Berisha, por ai nuk ka stature e Sali Berishës i cili ka kostumin politik. Agron Shehaj duhet të ketë kostum politik. Unë kam qene drejtues lokal dhe kam patur kostum politik lokal.’- tha Elezi.
Lajmi kryesor:
Debate në kryesinë e PD-së, miratohen 4 kandidatatët për kryetarin e ri! Në garë përballë Bashës, Kadilli, Shehaj dhe Harxhi! Skualifikohen 5 të tjerë, anëtarja e grupit 'Për PD': Akt i rëndë
M.Q.//ReportTv.al