Superjahti ‘Yas’

Sociale

Do të furnizohet me naftë, superjahti ‘Yas’ nga Emiratet e Bashkuara Arabe ankorohet në Portin e Durrësit

6 Tetor, 17:35| Përditesimi: 6 Tetor, 17:50

  • Share

Superjahti “Yas”, një nga jahtet më të mëdha dhe më të veçantë në botë, është ankoruar sot në Portin e Durrësit. Lajmin e ka bërë me dije Autoriteti Portual Durrës përmes një njoftimi në rrjetet sociale.

Sipas burimeve për Report Tv jahti do të furnizohet me karburant e më pas do të vijojë udhëtimin e tij.

Me gjatësi 141 metra dhe dizajn që ngjan me formën e një delfini, “Yas” tërheq vëmendje për arkitekturën e tij moderne dhe strukturën e gjerë të xhamtë.

Ndërtuar fillimisht si një fregatë ushtarake holandeze, anija u transformua në një jaht luksi nga ADM Shipyards në Abu Dhabi. Sot, ajo mund të akomodojë mbi 60 mysafirë dhe ka një ekuipazh prej rreth 56 personash.

Me dy motorë MTU dhe shpejtësi deri në 26 nyje, “Yas” është një shembull i teknologjisë dhe dizajnit bashkëkohor në industrinë e jahteve.

Vizita e tij në Portin e Durrësit pasqyron rritjen e ndalesave të jahteve ndërkombëtare në bregdetin shqiptar dhe përmirësimin e vazhdueshëm të shërbimeve portuale.

Xh.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sa të sigurt janë për jetën gjyqtarët dhe prokurorët?