Opinion
Periferi

Do të ishin qetësuar

12 Maj 2021, 14:06| Përditesimi: 12 Maj 2021, 14:13

  • Share

Vetëm fitorja do të kishte qetësuar pakicën, e cila, prej ditës së parë që humbi zgjedhjet, në të largëtin tashmë 2013, pa asnjë sekondë, minutë, orë, ditë, muaj, vit pushim, gërryen me aciditetin e mendimit të keq dhe deformues ajrin e Shqipërisë.

Asnjë fjalë, justifikim, fakt, shembull, logjikë, teori, konspiracion, fantazi, nuk do të shërbente të mjekonte shpirtërat, e transformuar tashmë në pashmangshëmrisht inatçinj kundër kujtdo është ndryshe, përballë dhe në anën tjetër.

Do të ishim të mirë t’i krahasonim me fëmijën e vogël që përplas këmbët, bërtet, qan se se kërkon lëpirësen, që prindi mendon se nuk i takon, pasi e mori të tijën dhe e vetmja e mbetur është e motrës më të madhe. Kështu,  “opozitarët” e tranzicionit të gjatë nuk qetësohen, vetëm lëpirësja e pushtetit në dorën e tyre, do të ishte qetësuesja më e mirë për ta. Të gjithë. Në secilën formë që janë, duken, maskohen dhe përfaqësojnë.

E ndërkohë Shqipëria ecën në rrugën e saj, që shumë e kanë kuptuar se është rruga e punës, e sakrificave, e përkushtimit, e ëndrrave e ideve që bëjnë ndryshimin e madh. Kur shtyllat e rëndësishme që mbajnë Shtetin të fitojnë më në fund pavarësinë, shëndetin, dinjitetin e nëpërkëmbur, të gërryer, të deformuar, të shtypur, kur çdo institucion të ketë fjalën e fundit për të treguar të vërtetën dhe kur media, (ah kjo media jonë që ende është në nivelin në të cilin para pak vitesh ishin universitetet kioska!) të kujdeset, të vëzhgojë e të ruajë të Vërtetën më të pastër, që mund të dalë në një vend ku demokracia sundon, atëherë rruga e Shqipërisë është pa kthim. Deri atëherë, nga një embrion që ende nuk po e shikojmë, kërkohet të lindë një Opozitë e pastër, e zgjuar, e drejtë, e logjikshme, e punës, e nderit, e fjalës, e ligjit, e ëndrrës, e idealit, e shtetformimit dhe respektit.Janë vlera me siguri të shpërndara, të mbartura që ekzistojnë; kërkohet një Lideri i vërtetë që mund t'i dallojë e bashkojë. 

a.m./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?