Periferi

Do të jenë muaj të egër, por qielli do të hapet mrekullueshëm

10 Shtator 2020, 20:38| Përditesimi: 10 Shtator 2020, 20:56

  • Share

Shqipëria sot është si një aeroplan mbi re që po shkon drejt pistës së paqes. Kanë nisur turbulencat, ndjehen rrahjet e erës, shiut e breshërit; nuk është kollaj të kalosh rrebeshin e parazgjedhjeve, kalimi nëpër të është i detyrueshëm. Do të ndjejmë rrufe në krahë, në kokë, në barkun e avionit, por rruga është shënuar. Avioni nuk është më ai i kohëve të vjetra, vit pas viti ka shtuar rrufepritësin, pastaj është pajisur me sisteme antingrirje, antibreshër e anti tufa zogjsh të egër që mund të hidhen si kamikaze në elika e motorre. Sigurisht do të ketë pasoja. Në trup do të dallohen gjurmët e furtunës, ndoshta mund të ketë të çara, udhëtarët do të jenë frikësuar, por ulja në pistë do të jetë triumfuese. Dhe pista ka vetëm një emër, atë të demokracive më të suksesshme, atë të demokracive të Bashkimit Europian dhe të Shteteve të Bashkuara, realitetet e vetme që kanë mundur të ndërtojnë mbi rruzull jetesën më dinjitoze të mundshme për njerëzit. Askush tjetër nuk ka ndërtuar në praktikë një sistem më të mirë. Me fjalë, të gjithë e kanë sajuar dhe ëndërruar, por realiteti është tjetër gjë. Jeta reale nuk është as FB, as Instagram, as iluzione paraelektorale.

Jemi futur në zonën e turbulencës paraelektorale. Do të jetë më e ashpra që kemi parë ndonjëherë. Do të përfshihen, njollosen, baltosen, kërcënohen, manipulohen njerëz që kurrë nuk i kemi parë dhe dëgjuar. Shpifësit kronikë nuk do të mjaftohen me viktimat e radhës. Nuk do të jenë më të kënaqur vetëm me të zakonshmit armiq që masakrojnë dhe dhunojnë verbalisht prej vitesh, do të kërkojnë më shumë: cilindo që i del kundër, cilindo që do të guxojë t’i bëjë një pyetje: Si u pasuruat? Si mundet me rroga edhe më të vogla sa drejtues në shumë biznese private shqiptare ju keni pasuri sheikësh? Pse prindërit tuaj, kunetërit, motrat, vëllezërit janë kaq shumë të pasur sa ju bëjnë dhurata juve dhe fëmijëve tuaj? Pse prindërit e shumicës së shqiptarëve jetojnë me pensionin e tyre dhe mbështetjen e fëmijëve? Si i keni vënë vilat? Si shpjegohet që udhëtoni ju e fëmijët tuaj në vende ekskluzive të pasurish shekullorë të botës? Cili është biznesi, ideja, puna që ju bëri ju më të pasurit e Shqipërisë?

Para këtyre pyetjeve ata do të tërbohen dhe jo vetëm ata: Një armatë e tërë urryesish dixhitalë është gati: ish-doganierë, ish-gjykatës, ish-tatimorë, ish-ojf, ish-përfitues dhe prestanome politikanësh, trafikante postesh te shkuara dhe postesh te premtuara, kanë hapur portalet dhe faqet e tyre FB. Dallohen nga egërsia, është njësoj si ajo e atyre që mbështësin. Dallohen nga argumentet dhe shpifjet: janë identike; dallohen nga balta e stërklat që shpërndajnë, janë të njëjtat. E megjithë këtë koha do të hapet për shqiptarët. Lum kush duron dhe sheh përpara dhe ndjen sesi asnjë pikë baltë nuk e ndot me gjithë ndotjen.

Avioni do të ulet i qetë në pistë dhe Shqipëria do të vazhdojë rrugën e ëndërruar që nga Skënderbeu. Koha ka ardhur.

xy/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Vicifoli: 11/09/2020 14:48

    E ardhme e Shqipnise Flamur Noka

    Përgjigju
  • LORA: 11/09/2020 11:19

    Jo vetem kaq Alba; ne kete proces paraelektoral (te nisur shume shpejt) njerzit e thjeshte do te kene shansin te gajasen me llumin 30-vjecar te integrum,ne krimin e projektit anishqiptar te tranzicionit te pambarimte,,,,qe do t'i shohin e degjojne ne derexhene me transparente te bemave dhe gjemave te tyre mbi nje Komb te tere. Keshtu qe njerzit e thjeshte do ta kene te lehte dhe do te jene me shume te pergjegjshem ne zgjedhjen e tyre. Jam teresisht ne nje mendje me cfare shkruani me siper,Alba Malltezi.

    Përgjigju
  • Mario: 11/09/2020 11:06

    Po kjo është tamam nje fotografi e Shqipërisë aktuale.populli është i etur per drejtesi. Duam veprime. Duam ndeshkime te te korruptuarve qe mbajne postet me te larta shteterore.. Ku është drejtesia.. Ku?????

    Përgjigju
  • Publik: 11/09/2020 08:39

    Edhe pse ka dy kandidatura që është kështu, do të doja që kjo shumicë të mos ta kishte kaq të sigurtë fitoren. Kjo sepse, nëse do të të duhesh të luftoje ca më shumë për ta marrë/mbajtur fitoren, atëherë nuk do t'i harroje lehtë plagët e lëna akoma hapur.

    Përgjigju
  • Populli: 11/09/2020 00:09

    nje gje eshte e sigurte.. sot skemi me gjenerale po lepiresa.. Qeni ka kuptuar kush eshte i zoti.. Kshu eshte kur je qen rrugac...

    Përgjigju
  • ditila: 10/09/2020 23:22

    Poezi per veshet e mi

    Përgjigju
  • Emigranti: 10/09/2020 21:10

    Na dhe nje pershkrim te persosur. Respekt nga Italia.

    Përgjigju
  • A...Zh: 10/09/2020 20:59

    Prognoze e sakte! Respekte zonje!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?