Lulzim Basha i ka cilësuar mashtrime fjalët se mund të krijojë parti të re. Ai tha se është i fokusuar vetëm në ringritjen e PD dhe demokratëve për të mposhtur regjimin. I pyetur nga mediat rreth deklaratave të ish-kryeministrit Berisha, se ish-kryedemokrati do të ishte kandidat për president, Basha tha se refuzon gënjeshtrat.
“Mos u merrni me mashtrimet e përditshme, mos humbni kohën tuaj. PD është sot në krizë të thellë pikërisht për shkak të propagandës dhe mashtrimeve. Mos bini pre e trukeve. Çdo ditë non gratat shpallin gënjeshtra për të hequr vëmendjen nga e vërteta. Demokracia është në krizë, ekonomia në krizë dhe shoqëria në krizë. Nuk ka gënjeshtër për të hequr vëmendjen nga të vërtetat”, tha Basha
Lajmi kryesor:
Basha nga Shkodra: Kur Berisha do marrë përgjegjësinë e të iki si unë? I fryn përçarjes dhe nxit dhunën për interesa familjare! Vendimi i gjykatës ilegjitim, PD s’bën para me 'Non Gratat'
//ReportTv.al