Megan Markle, Princ Harry dhe Mbrreti Charles

Do të marrë pjesë në ceremoninë e kurorëzimit të Mbretit Charles?Megan Markle ndërron mendje pak ditë para datës së kurorëzimit

23 Prill 2023, 08:39| Përditesimi: 23 Prill 2023, 08:43

  • Share

Vetëm pak ditë na ndajnë nga ceremonia e kurorëzimit të Mbretit Charles III, i cili është pasues i fronit mbretëror të Anglisë. Mirëpo përveç detajeve nga ceremonia, pjesëmarrja e Princ Harry pa dukeshën e tij krijoi polemika të shumta mbi familjen mbretërore.

Princit Harry, djali i Mbretit Charles ka konfirmuar më parë se do të udhëtonte për në Londër, për të marrë pjesë në ceremoninë e kurorëzimit të babait të tij.

Nga deklarata që doli nga Buckingham Palace u tha se Princ Harry do të marrë pjesë sepse dëshiron të jetë pranë të atit në këtë ditë kaq të rëndësishme, por pas këtij njoftimi të gjithë donin të dinin nëse Meghan Markle do merrte pjesë.

Gjatë gjashtë apo shtatë muajve të fundit, Dukesha e Sussex është bërë një nga ‘armiqtë më të këqij’ të familjes mbretërore për shkak të rolit të saj në vendimin e Princit Harry për të braktisur familjen.

Gjithashtu raportoi i saj me familjen mbretërore nuk ka qenë kurrë i mirë, pasi ata e konsiderojnë fajtore për publicitetin e keq që Monarkia ka marrë që kur ajo u prezantua me ta.

Mirepo një shoqeje të ngushtë të Meghan-it tha se Dukesha ka në plan të marrë pjesë në ceremoninë e kurorëzimit të mbretit të ri të Anglisë.

Ajo që ngjall kureshtje është se çfarë e bëri dukeshën të tërhiqet nga vendimi i saj i mëparshëm, ndoshta urrejtja që u krijua ndaj saj nga njerëzit që mbështesin familjen mbretërore ndikoi ose thjesht Megam do të jetë krah Princit.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?