Foto ilustruese

Tirana

Njihuni me vendi, turistët do të marrin gjobë nëse kapen duke ngrënë në rrugë

6 Shtator 2018, 02:30| Përditesimi: 6 Shtator 2018, 06:59

  • Share

Turistët do të paguajnë 450 paund gjobë në Firence nëse kapen duke ngrënë në rrugë.

Sipas ligjit të ri që hyri në fuqi të martën më 4 shtator ndalon ushqimin në katër rrugë të qytetit historik italian.

Gjithashtu bizneseve vendore në zonat e prekura u është kërkuar të vendosin shenja që paralajmërojnë vizitorët për këtë ligj. Nëpër shenja lexohet: “Respektoni banorët, tregtarët dhe punëtorët e kësaj rruge”.

Mirëpo bëhet e ditur sipas “The Local” kufizimet do të jenë në vend nga ora 12 – 15:00 dhe midis 18:00 - 22:00. Zonat e ndaluara janë “Via de’ Neri”, “Piazzale degli Uffizi”, “Piazza del Grano”, “Via della Ninna”.

Firence një qytet që është i njohur për ushqimet e mira dhe është vlerësuar si qyteti që bën sanduicet më të mira.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?