Diego Godin me lot në sy

Sport

“Do të mbetem përgjithmonë tifoz”, Diego Godin njofton me lot në sy lamtumirën nga At. Madrid

7 Maj 2019, 17:34| Përditesimi: 7 Maj 2019, 17:38

  • Share

“Këto të dyja do të jenë ndeshjet e fundit me Atletico Madrid. Faliminderit të gjithëve, ky nuk është një klub, por një familje. Do mbetem përgjithmonë tifoz.” Me këto fjalë dhe me lot në sy Diego Godin, kapiteni i Atletico Madrid, ka lajmëruar sot se në fund të sezonit do të largohet nga kryeqyteti spanjoll.

Edhe pse nuk u tha në konferencë 33-vjeçari nga sezoni i ardhshëm do të luajë me Interin, ku së bashku me Skriniar dhe De Vrij do të formojnë treshen e prapavijës zikaltër.

Sipas ‘Cadena Sport’, uruguaini te Inter do të nënshkruajë një kontratë 3-vjeçare nga e cila do të përfitojë në sezon 6.75 mln euro, 35% më shumë se ç’merrte të Atletico.

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?