Mbledhja e radhës e Komisionit për çështjet Ligjore, ka filluar ndryshe nga herët e tjera sot, në mungesë të Bashkim Finos. Në fillim të seancës, ishte kryetari i Komisionit të Ligjeëve Ulsi Manja, dedikoi fjalë prekëse për ish-kryeministrin dhe kolegun e tij Bashkim Fino ku teksa u shfaq i prekur, tha se Fino ishte një person i pazëvendësueshëm.
Në kujtim të tij në Komision u shfaq një video me foto të të ndjerit të shoqëruara me dedikime.
“Sot në këtë mbledhje Komisioni mungon njëri prej nesh, një njeri i pazëvendësueshëm për të gjithë kontributin e tij në vitet e vështira të Shqipërisë, por edhe si deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe posaçërisht anëtar i Komisionit të Ligjeve. Mungon Bashkim Fino. Fino, në radhë të parë i mungon familjarëve të tij, por sigurisht edhe miqve edhe ne kolegëve. Unë jam i bindur që Bashkimi është bashkë me ne, mbase na vëzhgon nga lart, na kritikon ne kolegëve të tij që të ecim më shpejt, jam i bindur që do t’ja dalim edhe për Bashkimin”, tha Manja.
“Sot është mbledhja e parë pa ty. Mençuria dhe përpikmëria jote do të na mungojë përgjithmonë…Ike shpejt mik i dashur…Për këdo që pati fatin të të njohë e të punojë me ty, do të mbetesh një leksion jete. Dritë shpirti dhe i paharruar kyjtimi yt Bashkim Fino”, shkruhet në vidieon me kolazhin e fotove.
Me një karrierë 30-vjeçare në politikë, Bashkim Fino, simbol shprese si ish-kryeministër në qeverinë e Pajtimit Kombëtar në ’97-ën, humbi betejën me armikun e padukshëm, COVID-19 pak ditë më parë.
DUHEJ ta kishit ruajtur bashkimin,,,duke i bere vaksinen,,,kur e dinit qe ai vuante nga semundje te tjera,,,,,bashkim fino ishte nje vlere e PS....
Përgjigju