Sasia e lëndës piroteknike e gjetur nga policia

Kronikë

Do të përdoreshin gjatë ndeshjes Shqipëri-Serbi? Policia gjen një sasi me lëndë piroteknike te Universiteti i Politeknikut, nisin hetimet

8 Qershor, 13:40| Përditesimi: 8 Qershor, 13:44

  • Share

Tiranë- Një sasi me lëndë piroteknike është gjetur nga shërbimet e Policisë së Tiranës në afërsi të Universitetit Politeknik, në zonën pranë stadiumit kombëtar “Air Albania”, ku mbrëmjen e djeshme u luajt sfida kundër Serbisë.

Pas gjetjes së saj blutë kanë njoftuar se kanë nisur hetimet për identifikimin e poseduesit, ndërsa nënvizojnë se do të shohin edhe kamerat e sigurisë që ndodhen në atë zonë.

“Më datë 07.06.2025, në murin rrethues të Universitetit Politeknik, shërbimet e Policisë kanë konstatuar një sasi lëndë piroteknike. Lëndët piroteknike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Grupi hetimor po punon për këqyrjen e pamjeve filmike, me qëllim identifikimin e poseduesit”, njoftoi sot policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria barazoi me Serbinë, sa shanse ka për të shkuar në Botëror?