Dhurata Çaushaj, kandidate për Këshillin bashkiak Freiburg

Kronikë
Top 24

Do të përfaqësojë emigrantët, kush është shqiptarja që kandidon për këshilltare në Gjermani

18 Maj 2019, 09:11| Përditesimi: 18 Maj 2019, 09:51

  • Share

Një shqiptare, me emrin Dhurata Çaushaj ka vendosur të kandidojë për këshilltare bashkie në qytetin e Freiburg në Gjermani. Lajmin e konfirmon ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko i cili bën me dije se Çaushaj veç angazhimit në Shkencat informatike është edhe aktiviste për të drejtat e grave dhe emigrantëve në komunitetin gjerman.

Kandidimi i Dhurata Çaushajt është bërë publike dhe nga partia Unabhängige Frauen Freiburg, apo ndryshe e njohur si partia e Grave të Pavarura në Freiburg. Ajo është e 6-ta në listë. Nuk janë ta pakta rastet ku shqiptarët përfshihen në politikë në vendet jashtë Shqipërisë si në Greqi, Maqedoni, Mal të Zi, Itali, Turqi, SHBA apo Gjermani .

Publikimi i kandidaturës së Dhurata Çaushajt për kandidate të Këshillit bashkiak Freiburg

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?