Dashi
Ata që janë në një lidhje sot do të kenë ndjenja xhelozie dhe kjo mund t’ju shkaktojë probleme. Partneri/ja nuk do të jetë në humorin e duhur për t’ju duruar. Ndërsa në planin ekonomik situata do të jetë e qëndrueshme.
Demi
Pritet që dita e sotme të jetë përgjithësisht pozitive në aktivitetin e përditshëm dhe mjaft interesante në dashuri, kjo falë mbështetjes së Afërditës. Edhe në sektorin e financave nuk do të keni probleme.
Binjakët
Me Saturnin pozitiv në shenjë dhe me një “qiell” të dominuar nga yje kaq të mirë me siguri që do të kaloni një mbrëmje të cilën do ta mbani mend për shumë kohë. Një njohje e re do të shfaqet në horizont.
Gaforrja
Marsi dhe Merkuri duket se do t’ju japin stimujt që ju mungojnë për të ndërmarrë një iniciativë në fushën e aktivitetit. Pritet një mbrëmje intensive edhe në planin sentimental.
Luani
Ka rrezik që sot të keni disa probleme në jetën tuaj në çift dhe nuk do të ndiheni aspak të qetë. Secili do të ketë idetë dhe mendimet e veta dhe nuk do të pranojë të hapë rrugë. Në planin financiar do të mundoheni ta organizoni me më shume kujdes situatën, por nuk do ja dilni dot.
Virgjëresha
Do të përjetoni një ditë të mbushur me dashuri. Venusi do t’ju ofrojë mundësinë që të kaloni një ditë të veçantë pranë partnerit/es që doni. Ndërsa financat do të jenë të mira, por ju do të bëni shpenzime të tepruara.
Peshorja
Do të jetë një ditë e qetë për ata që janë në një lidhje. Nuk do të përjetoni asnjë konflikt me partnerin/en. Sa i përket sektorit të financave, situata do të jetë shumë pozitive dhe duhet të përfitoni nga kjo mundësi.
Akrepi
Pozicioni i Marsit në shenjë sot mund të sjellë një “shkundje” për ju që keni rënë në një lloj plogështie duke iu rikthyer dinamizmin që ju karakterizon. Pritet një ditë shumë interesante.
Shigjetari
Lërini mënjanë kontradiktat e mëdha, edhe ndonjë “përplasje” me dikë, dhe përfitoni nga ky moment i mirë me mbështetjen e yjeve, për të kaluar një mbrëmje të mrekullueshme.
Bricjapi
Ata që janë në një lidhje duhet të bëjnë kujdes me sjelljen në çift dhe të mos bëjnë veprime të gabuara të cilat mund të sjellin pasoja të rënda. Edhe me financat nuk do të jetë një situatë e qëndrueshme dhe do të keni probleme.
Ujori
Jeta në çift është përgjithësisht e mirë por duhet të shmangni garën me partnerin. Kjo do të shkaktonte mosmarrëveshje në lidhjen në çift. Sa i përket financave, do të bëni sakrifica por kjo do t’ju shpërblehet më vonë.
Peshqit
Sot do të përjetoni një krizë në jetën tuaj në çift. Kokëfortësia juaj mund të përkeqësojë akoma më shumë situatën. Ndërsa situata ekonomike do të jetë e shkëlqyer
Komente
