Një nga ndeshjet e ekipit të të rinjve të Avelinos

‘Do të pres kokën’! Djali mbeti jashtë formacionit, kërcënohet me jetë shefi i sektorit të rinjve në Itali

3 Tetor 2022, 16:19| Përditesimi: 3 Tetor 2022, 16:21

  • Share

Kërcënimet apo presionet janë një nga plagët e mëdha të futbollit në kurriz të atyre që vertetë e meritojnë të luajnë. Kësaj situate nuk i shpëton as futbolli italian, pasi së fundmi një prind ka kërcënuar shefin e sektorit të të rinjve të Avelinos, me qëllim që fëmija i tij të ishte pjesë e formacionit. Për këtë ai është kërcënuar me jetë.

“Do të presë kokën dhe do e fus në një valixhe nëse trajneri nuk e aktivizon djalin tim”, ishin fjalët që ishin shkruar në letrën drejt Xhuliano Kapobiankos dhe gjithashtu më pas ishte sulmuar nga një prind i një lojtari të U17.

Mediat italiane theksojnë se kjo nuk është hera e parë që kjo gjë ka ndodhur në këtë klub, teksa policia e zonës ka nisur me hetimet.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?