Kronikë

Do të shiste armën e zjarrit, arrestohet 23-vjeçari në Tiranë! E kishte fshehur brenda një kutie në formë zemre

23 Prill, 10:01| Përditesimi: 23 Prill, 10:12

  • Share

Tiranë- Një 23-vjeçar i cili dyshohet do të shiste armën e zjarrit në kryeqytet është vendosur në pranga.

Blutë informojnë se i riu u kap në flagrancë në në zonën e Don Boskos, në rrugën “Demir Progni.

Nga kontrollet e kryera pistoleta me municion luftarak u sekuestrua si provë materiale.

Ndërkohë nga pamjet e publikuara nga policia shohim se pistoletën 23-vjeçari e kishte mbështjellë me një letër të bardhë brenda një kutie në formë zemre.

Operacioni u kodua ‘Gracka’.

Njoftimi i policisë:

Si rezultat i kontrolleve të befasishme, të kryera në vijim të punës policore për garantimin e rendit dhe për goditjen e paligjshmërive, Seksioni i Hetimit të Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, finalizoi operacionin “Gracka”.

Gjatë operacionit, u arrestua në flagrancë, në rrugën “Demir Progni”, shtetasi A. D., 23 vjeç, banues në Tiranë.

Nga kontrollet u konstatua se ky shtetas kishte me vete 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak, të cilën dyshohet se do ta shiste.

Vijojnë hetimet për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetas të tjerë që mund të jenë implikuar në këtë rast.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni tonet e përdorura deri më tani në fushatën e 11 majit?