Do të bisedoni me Berishën? Glover: Takoj këdo të përfshirë në zgjedhje (Berisha zyrtarisht nuk është subjekt më 14 Maj)

7 Prill 2023, 11:25| Përditesimi: 7 Prill 2023, 12:17

  • Share

Shefja e misionit të vëzhguesve të OSBE/ODIHR për zgjedhjet vendore të këtij viti në Shqipëri, Audrey Glover u pyet sot nëse do të ketë një takim me ish-kryeministrin Berisha apo jo. Glover u shpreh se është e hapur të takojë këdo që merr pjesë në procesin zgjedhor.

“Do isha e lumtur të takohesha me këdo që është i përfshirë në këtë proces zgjedhor”- u përgjigj Glover.

Por në fakt zyrtarisht Sali Berisha nuk është zyrtarisht pjesë e këtij procesi zgjedhor. Emri i tij nuk figuron në asnjë dokument zyrtar. Çdo gjë që ka lidhje me të në këto zgjedhje është e përfaqësuar nga firma dhe simbolet e partitë së Ilir Metës. 

E pyetur për problematikat e raportuara në media sa i takon përdorimit të burimeve publike në fushatë zgjedhore në favor të qeverisë, aktuale, Shefja e Misionit të Vëzhguesve të OSBE-ODIHR, Audrey Glover u shpreh se kjo është një fushë të cilës do t’i kushtohet shumë rëndësi gjatë misionit të vëzhgimit.

“Në një raport kjo fushë është identifikuar si një nga fushat më me rëndësi për t’u vëzhguar. Dhe ne do i kushtojmë shumë kujdes vëzhgimit të kësaj fushate”- u shpreh Glover.

Kujtojmë se në zgjedhjet e vitit 1996 që u mbyllën me fitoren e PD, të cilat shefja e OSBE-ODIHR i cilësoi si ndër më negativet, Berisha asokohe president, e shpalli këtë të fundit “non-grata” duke lëshuar akuza të rënda drejt saj.


Lajmi kryesor:

ODIHR nis misionin në Shqipëri, Glover: Financimi i fushatave dhe zgjidhja e mosmarrëveshjeve do të jetë në fokusin tonë! Fryma e fushatës dhe aksesi i të gjithëve, kyç


B.V//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?