Kleviol Ahmeti, i njohur në rrjetet sociale si Cllevio Serbiano mesa duket ka vendosur të bëjë paqe me Noizyn, pas përplasjeve që kanë pasur gjatë kohëve të fundit.
Në një ‘Live’ në Instagram, Cllevio i ka kërkuar faljet Noizyt, duke dedikuar disa fjalë si një formë pendese për gjithçka që ka ndodhur mes dy reperëve, dhe për të hedhur gjithçka pas krahëve.
“Nuk po iki nga përgjegjësia. Noizy, do të them bello kur të puth në faqe dhe ti nuk do ma marrësh për keq. Do të gjej një pseudonym të bukur. Mua më pëlqen të më thërrasësh ‘Gango’. Dhe ty kur të them ‘Bello’ do të të puth. Po ta thash do ta them se je king. Unë kam frikë se mos dashurohet edhe e dashura ime me ty. Dua të them se ty të shikon femra dhe dashurohet me ty. Vëri gishtin njërës ti dhe ajo dashurohet direkt. Unë të njoh dhe ti më njeh, virtualisht. Unë Arkimedin prapë nuk ta shesë dhe nëse ai të mërzit ty. Unë jam më i mirë se ti dhe Arkimedi, por më budallenj se ju. Ti je shumë i mirë, je maja e piramidës. Po hajde ma mbush mendjen mua. Kur të kem unë 4 milionë dollar do më njohësh se çfarë dhuratash do të bëj unë ty. Kapitenit tuaj i kërkoj falje për familjen, Crax për këtë shokun, ty Dulla jo. Noizy mendoje mirë.”, tha Cllevio.
Nuk ka munguar as reagimi i Noizyt, i cili nëpërmjet disa ‘InstaStory-ve’ ai thotë se nuk ka besim te fjalët e Cllevios, megjithëse i uron të jetë mirë e të kujdeset për shëndetin.
“Uroj të qetësohesh sepse përveç vetes dhe shoqërisë tate, e marr në qafë gjithë familjen dhe miqtë e tu të afërt, që thua shumë i do. Janë të gjithë me zemër të ngrirë se çfarë do brroçkëllisësh ti në live e radhës, duke argëtuar kalamaj dhe njerëz të smirt në internet, sepse të jesh i sigurt që njerëzit e mëdhenj dhe të hajrit nuk të ndjekin kur ti vetëm shan dhe ofendon, a e din pse? Se nuk është naj gjë e bukur e naj gjë e rrallë, a ka mundësi të bësh art?”, shkruan Noizy në postimin e parë.
“Unë ende s’kam besim te ti gjithsesi shofim, të jesh mirë”, shkruan Noizy.
“Mos rri në live sepse ato janë për të lënë njerëzit duke parë ekranin e një telefoni, bota ka më shumë se Instagram &TikTok, fix ur self young man”, shkruan reperi në një tjetër postim.
Gjithashtu,Noizy i bën thirrje duke shkruar:
“Harxhoje energjinë duke bërë diçka të hajrit sepse ato që ke bërë deri tani janë për të argëtu kalamaj dhe idiotat që gëzon kjo tokë…”.