Do të trafikonte 3 bomba me telekomandë, arrestohet 65-vjeçari në Korçë

21 Shkurt 2022, 11:31| Përditesimi: 21 Shkurt 2022, 11:40

  • Share

Një person është vënë në pranga të policisë së Korçës pasi dyshohet se do të trafikonte 3 mina me telekomandë.

Ilir Burbuqi u arrestua në flagrancë në aksin Korçë-Pogradec, në vendin e quajtur Qafë-Plloçë, pasi pasi dyshohet se do të tentonte të shiste mina me telekomandë.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga forcat e policisë, Ilir Burbuqi, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 3 mina me telekomandë.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie të kundërligjshme dhe për vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të implikuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit".

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?