Joe and Jill Biden

Do të vazhdojë të punojë si mësuese, Jill Biden ‘zonja e parë’ e SHBA-së që po bën histori

26 Janar 2021, 14:39| Përditesimi: 26 Janar 2021, 14:43

  • Share

Jill Biden, gruaja e presidentit të SHBA-së dhe "zonja e parë" ka vendosur të mos ndalojë së ushtruari profesionin e saj si mësuese.

Biden është njeriu i parë i cili do të jetë “zonja e parë” dhe ndërkohë do të ketë një punë jashtë Shtëpisë së Bardhë, duke bërë kështu histori.

Ky vendim i saj pati shumë kritikues të cilët i kanë kërkuar të heqë dorë nga titulli i saj si profesorësh dhe të përqendrohet vetëm në titullin e saj si “zonjë e parë”.

"Unë do të vazhdoj të jem një mësuese, dua që të gjithë të kuptojnë rëndësinë dhe vlerën e mësuesve”, ka thënë ajo gjatë një interviste.

Jill Biden është profesorësh anglishteje në Kolegjin e Komunitetit në Virxhinian veriore, ku do të vazhdojë të japë kountributin e saj.

 

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?