Analisti Lorenc Vangjeli

'Do të vijmë në Kukës…', Vangjeli zbulon çfarë i tha Sulejman Demirel kryeministrit shqiptar për luftën e Kosovës

17 Janar 2022, 18:40| Përditesimi: 17 Janar 2022, 20:50

  • Share

Analisti Lorenc Vangjeli solli në vëmendje një episod të thënë nën zë prej kohësh në Tiranë, por të pakonfirmuar deri më sot.

Ai solli detaje nga një takim i vitit 1999 ku ish-kryeministri Pandeli Majko u prit në Ankara nga ish-presidenti Sulejman Demirel.

Ky i fundit përmes një deklarate hodhi edhe themelet e mbështetjes që Turqia i rezervoi më pas Shqipërisë.

“Pasi kanë kaluar plot 23 vjet, kjo histori mund të thuhet. Në një takim dramatik që është bërë me anëtarët e qeverisë shqiptare ne pallatin presidencial në Ankara, pas shkëmbimeve të kortezisë, ish-presidenti Sulejman Demiral i drejtohet me fjalët: Nëse ushtarët serbë do të afrohen në Kukës, asqeret tanë do të jenë përkrah ushtarëve tuaj atje. Kjo është një deklaratë e cila gjendet me siguri në arkivat e tyre, dhe në kujtesën e pak dëshmitarëve që ishin aty” – tha Lorenc Vangjeli në ‘Kontrast’ në Report Tv.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?