Orjela Nebiaj dhe Petrit Doda

Do të zëvendësojnë Dumën dhe Rushajn në Kuvend, Ori Nebiaj dhe Petrit Doda dorëzojnë formularët e vetëdeklarimit në KQZ

16 Nëntor 2022, 16:20| Përditesimi: 16 Nëntor 2022, 16:24

  • Share

Orjela Nebiaj dhe Petrit Doda kanë dorëzuar formularët e vetëdeklarimit në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve si procedurë për marrjen e mandatit të deputetit në rradhët e partisë Demokratike.

Lajmi është bërë i ditur nëpërmjet një njoftimi të bërë nga KQZ.

“Në përgjigje të interesit tuaj, ju informojmë se z. Petrit Doda dhe zj. Oriela Nebiaj e dorëzuan formularin e vetëdeklarimit në KQZ. Formularët e vetëdeklarimit do të publikohen sipas procedurave përkatëse në faqen zyrtare të internetit të KQZ”-thuhet në njoftimin e bërë nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve.

Nebiaj do të zërë vendin e Grida Dumës e cila hoqi dorë nga mandati i saj për t’u përkushtuar në fushën e gazetarisë ku aktualisht moderon një emision. Ndërsa Petrit Doda do të zëvendësojë Alfred Rushajn i cili hoqi dorë nga mandati i deputetit për arsye personale.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?