Ish-sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo dhe Taulant Balla

Mbërrin sot në Tiranë ish-sekretari amerikan Pompeo! Shtrëngoi duart me Ballën, nesër takim me Ramën

15 Maj 2022, 12:58| Përditesimi: 15 Maj 2022, 19:57

  • Share

Ish-sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo ka mbërritur sot në Tiranë, në kuadër të 100-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-SHBA.

I pari që takoi në Tiranë ishte kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, ndërsa nesër në orën 09:00 pritet të zhvilloi një takim me kryeministrin Edi Rama.

Gjatë vizitës së tij në Tiranë Pompeo do të nderohet edhe me titullin e nderit “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti i Tiranës. Në kuadër të “Javës Amerikane” dhe 100-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-SHBA do të zhvillohet një konferencë e organizuar nga Balla, në të cilën do të jetë i pranishëm edhe Pompeo.

Kjo është vizita e parë e Mike Pompeo në vendin tonë. Ai ka qenë sekretar i Shtetit Amerikan gjatë kohës kur presidenti i SHBA ishte Donald Trump.

Një ditë më parë amabasadorja e SHBA, Yuri Kim shpalosi gamën e gjerë të aktiviteteve në të gjithë vendin për të festuar 100-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?