Ish-i burgosuri politik, Gëzim Peshkëpia, i cili ka marrë vendimin që t'i dorëzoje dekoratën që ai ka marrë nga institucioni i Presidencës Ilir Metës për shkak se ky i fundit dekoroi Mehdi Bushatin, tregon se ka shumë dëshmi që vërtetojnë makabritet e tij.
"Ka dëshmi sa të duash që mund të flasin për Mehdi Bushatin. Mua më shkoi në mendje në këtë moment Demir Pojani, merreni atë. Bushati ka qenë aktiv për çështjen e Spaçit dhe e ka torturuar në mënyrën më makabre të mundshme Demir Pojanin", tha Peshkëpia.
Ai nënvizoi se Meta duhet ta anulojë atë dekret.
"Presidenti duhet ta marrë informacionin përmes institucioneve përkatëse që e kanë për detyra. Ai duhet ta kishte marrë aprovimin dhe informimin nga këto institucione. Unë kërkoj që ai ta anulojë këtë dekret, do të ishte në nderin e tij", tha ndër të tjera në intervistën e tij.