Politikë

‘Do t’ia thyejmë hundën...!’ Ndjekësi e pyet për gradaçelën me fytyrën e kryeministrit, Berisha 'kërcënon' Ramën: Ta ketë të qartë (dhe nënqesh) VIDEO

23 Prill, 15:40| Përditesimi: 23 Prill, 15:51

  • Share

Sali Berisha tha se “do t’ia thyejë hundën Edi Ramës kur të vijë në pushtet”.

Kjo deklaratë u bë në formë përgjigje për një nga ndjekësit e tij virtualë në rrjetet sociale, në bashkëbisedimin me pyetje-përgjigje që pati ditën e sotme live (23 prill).

Qytetari Alban Tirana pyeste për ndërtimin e kullës shumëkatëshe në mes të Tiranës dhe që ka fytyrën në ngjashmëri fizike me atë të kryeministrit Edi Rama.

“Edi Rama ka ndërtuar surratin e tij në gradaçelë, kur të vini në pushtet a do t’ia ndryshoni surratin Edvinit?!”, e pyeste qytetari, por në fakt kjo pyetje lexohej nga zëdhënësja e Berishës.

Kreu i PD-së, i shpallur dy herë non grata nga SHBA dhe Britania e Madhe, si dhe me dosje penale si i akuzuar dhe i pandehur nga SPAK për aferën “Partizani”, u përgjigj shkurt për veprimin që do ndërmerrte, duke e pohuar me një masë ekstreme, që nuk dihet nëse është një metaforë politike apo një kërcënim i drejtpërdrejtë fizik.

Përgjigjen e shoqëron edhe me nënqeshjen e tij karakteristike, duke iu drejtuar kryeministrit se duhet ta kishte të qartë atë që do i bënte.

“Do t’ia thyejmë hundën! (nënqesh) Po! Ta ketë të qartë...!”, përgjigjet Berisha.

Xh.D/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni tonet e përdorura deri më tani në fushatën e 11 majit?