Xhovana Nikolli nxjerr videon: Ja si më kërcënoi Nuredin Dumani

19 Gusht, 10:30| Përditesimi: 19 Gusht, 10:57

  • Share

Xhovana Nikolli, e dashura e Amarildo Nikolli (Xhanej) i cili ndodhet në burg i akuzuar si vrasës me pagesë, ka ndarë sërish një video ku akuzon Nuredin Dumanin se e ka kërcënuar. Nikolli ka ndarë në rrjetet sociale disa mesazhe kërcënuese që pretendon se i ka marrë nga i penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani.

Në rrjetin e saj social “TikTok”, Giovanna ka postuar dhe një voice, për të cilin pretendon se është zëri i Nuredin Dumanit, ndërsa dëgjohet teksa shan e kërcënon të renë.

“Do t’iu sh***** r***, o motërq***”, dëgjohet të thotë Dumani ndër të tjera, teksa e motra e Giovannës, Alda Nikolli, ia kthen: Çfarë do bësh ti, çfarë?

Xhovana dhe motra e saj, Alda kishin dy muaj që banonin në Elbasan në apartamentin ku dhe ndodhi shpërthimi, në korridorin e katit të 4 të pallatit në lagjen "Haxhias". Pas kësaj ngjarje, Xhovana Nikolli akuzoi drejtpërdrejt Nuredin Dumanin, si autorin e vendosjes së tritolit në banesën me qira ku mbeti i plagosur rëndë një 26-vjeçar, Enea Themollari. Duamani njihet si rivali i partnerit të saj, Amarildo Nikolli. 

Dosja e shpërthimit me tritol po hetohet nga SPAK, së bashku me dosjen e Nuredin Dumanit pasi motrat Nikolli akuzuan të penduarin e drejtësisë, me të cilin njëra prej tyre, Alda, kishte nisur një romancë.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria indekson pensionet me 4.1 për qind, si e vlerësoni?