VIDEO/ ‘Do t’iu shkatërroj jetën’, debati në ‘Për’Puthen’ degradon në konfrontim fizik! Konkurrentja: Kujdes me mua se t’i thyej gishtat

22 Mars 2023, 20:35| Përditesimi: 22 Mars 2023, 20:59

  • Share

Sërish një konfrontim fizik në ekranet e televizionit shqiptar. Emisioni ‘Përputhen’, mjaft i ndjekur nga të rinjtë, për të disatën herë promovon dhunën dhe këto konfrontime fizike transmetohen pa menduar që mund të jenë një mesazh i gabuar për të rinjtë që ndjekin të tilla emisione.

Video e konfrontimit fizik po qarkullon në rrjet ndërsa një nga konkurrentet, Grisela futet ne mes të takimit 5-minutësh të Artjonit, me konkurrenten e re nga Kosova, Brikenës.

‘Nuk do t’i le. Tregoje shkathtësinë, se vetëm me mua nuk e ke tregu. Kam për t’ju shkatërruar jetën, do j’ua nxjerr nga hundët ato që më keni bërë”– thotë Grisela.

Situata u agravua edhe më shumë gjatë takimit. Grisela u ul mes çiftit, e u duk se nuk i pëlqyen aspak veprimet e Brikenës. Këtë e fundit e shtyu, madje e kërcënoi.

“Këto okej, kujdes me mua. Kujdes me mua, se t’i thyej gishtat’.

Një situatë e tillë është e përsëritur në emisionin ‘Për’Puthen’, por deri më tani nuk është marrë asnjë masë. Madje edhe produksioni i publikon këto skena dhune ndonëse është me regjistrim. Në dhjetor të një viti më parë, një tjetër skenë dhune u transmetua në ‘Për’puthen’, ku debati mes dy vajzave degradoi në dhunë.

 

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iliri: 22/03/2023 21:11

    Rrugaçeri!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?