TIRANË - Është vënë në prangat policisë Albi Çarçiu., 33 vjeç, banues në Tiranë pasi akuzohet për 'trafikim të personave të rritur'. Ky person ishte shpallur në kërkim ndërsa më 01.11.2019, Gjykata e Krimeve të Rënda i ka vendosur masën e sigurisë "Arrest në burg".
Ky person së bashku me 3 të tjerë, ka detyruar me dhunë një grua 30vjeçare që të pranonte të shfrytëzohej për prostitucion në Itali, duke e organizuar trafikimin e saj nëpërmjet aeroportit të Rinasit.
Më 6 tetor në Rinas u arrestua E. Ç., 40 vjeç, banues në Tiranë i cili shoqëronte gruan që grupi do të shfrytëzonte për prostitucion në Itali. Ndërkohë në kërkim për këtë ngjarje të rëndë janë shpallur në kërkim edhe R. Xh., dhe K. Q,.
Komente
