Kronikë

Do trafikonte 53.3 kg kanabis drejt Maqedonisë së Veriut, arrestohet 46-vjeçari në Qafë-Thanë

7 Maj 2024, 09:31| Përditesimi: 7 Maj 2024, 09:35

  • Share

Elton Grabocka, 46-vjeç banues në Korçë është arrestuar nga policia pasi është kapur në pikën kufitare të Qafë-Thanës, duke transportuar drogë.

46-vjeçari u arrestuar nag kuadër të operacionit antidrogë "Restart 17". Policia gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë, në dalje të Republikës së Shqipërisë, në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë Thanë, gjeti në automjetin tip "Volkswagen" që drejtonte 46-vjeçari, 53.3 kilogramë me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, e ndarë në pako.

‘Sasia e drogës, e cila dyshohet se do të trafikohej në drejtim të Maqedonisë së Veriut, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me dy celularë dhe automjetin.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të rastito dhe për vënien para përgjegjësisë ligjore të shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.’- njofton policia.

M.Q./S.Ç/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?