Me siguri do vini duart në kokë, ose do çuditeni por qeverisë britanike i ka kushtuar një shumë marramendëse funerali i monarkes Elizabeth II.
Funerali i Mbretëreshës Elizabeth II dhe ngjarjet e lidhura me to i kushtuan qeverisë rreth 162 milionë paund, komunikoi sot Thesari.
Funerali shtetëror, i mbajtur më 19 shtator 2022, pasoi një periudhë zie kombëtare.
Gjatë asaj kohe qindra mijëra njerëz vizituan Westminsterin ku arkivoli i monarkes qëndroi për disa ditë.
Kostot më të mëdha u mbuluan nga Home Office (74 milion £) dhe Departamenti i Kulturës, Medias dhe Sportit (57 milion £).
Kostot e vlerësuara, të publikuara nga Thesari, lidhen me funeralin e Mbretëreshës dhe ngjarje të tjera të lidhura, duke përfshirë varrimin.
John Glen, kryesekretari i Thesarit, tha se prioriteti i qeverisë në atë kohë ishte të sigurohej që "këto ngjarje të zhvillohen pa probleme dhe me nivelin e duhur të dinjitetit, duke garantuar në çdo kohë sigurinë dhe sigurinë e publikut".
Kostot e vlerësuara përfshijnë:
Departamenti për Kulturë, Media dhe Sport - 57.42 milion £
Departamenti i Transportit - £ 2,565 milion
Zyra e Jashtme, Commonwealth & Development - 2.096 milion £
Home Office - 73.68 milion £
Ministria e Mbrojtjes - £ 2,890 milion
Zyra e Irlandës së Veriut - 2.134 milion £
Qeveria Skoceze - 18,756 milion £
Qeveria e Uellsit - 2.202 milion £
Gjithsej - 161.743 milion £