TIRANË- Prokuroria e Krimeve të Rënda ka vendosur të pushojë hetimet për Ergys Faslinë dhe Bekim Protopapa, shkodranët që u arrestua katër vite më parë si të dyshuar në skenarin për vendosjen e tritolit në ndeshjen e futbollit mes Shqipërisë dhe Izraelit, që do zhvillohej në stadiumin “Loro Boriçi”.
Kërkesa për vendimin e pushimit i është dorëzuar gjykatës në datën 4 nëntor 2019 dhe se pritet që të shtyrtohet në 26 dhjetor. Pas arrestimit, Faslia ka qëndruar pas hekurave 1 vit dhe më pas është liruar për shkak të përfundit të afateve të paraburgimit. Por çështja ndaj tij dhe nje personi tjetër të arrestuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda ka vijuar të hetohet në gjëndje të lirë. Por kur kanë kaluar mbi 3 vjet e gjysëm nga rregjistrimi i kësaj çështje, prokuroria ka kërkuar psuhimin e akuzave për, Ergys Faslia. Akuza dhe ndjekje penale është pushuar edhe për Bekim Protopapa me detyrë mjek, Xhezair Fishti dhe Medat Hasani, të gjithë besimtarë myslimanë.
Para se të zhvillohej ndeshja në Loro Boriçi mes Shqipërisë dhe Izraelit, në adrresë të Shqipërisë, ka mbëritur një raport i shërbimi Sekret Izraelit, Mossad, ku informonte për lidhjet e dyshimta të këtyre personave me një celulë në Kosovë, e cila mbante kontakte direkte me Lavdërim Muhaxherin në Siri. Akuzat për të cilat hetoheshin katër personat ishin “vepra me qëllime terroriste”, “kanosja për kryerjen e veprave me qëllime terroriste” si dhe “pjesëmarrëse në organizatë terroriste”.
jo nuk esht e drejt pa kosoven mini shengen
Përgjigju