Amarildo Nikolli, Leonard Luzi dhe Inez Hajrulla

Kronikë

Do vrisnin Inez Hajrullën dhe Ervis Matodashajn, GJKKO dënon me 22 vite burg Luzin e Koroveshin! I pandehuri kërcënon prokuroren e SPAK e të penduarin

10 Janar, 13:45| Përditesimi: 10 Janar, 15:56

  • Share

Gjykata e Posaçme dënoi sot (10 janar 2025) anëtarët e grupit kriminal që planifikuan të vrisnin Inez Hajrullën dhe Ervis Matodashajn në Vlorë më gusht të 2023-it.

Togat e zeza miratuan pretencën e SPAK duke dënuar me nga 11 vite Leonard Luzin e Muharrem Korroveshin dhe 2 vite e 9 muaj burg Amarildo Nikollin, që fitoi statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë.  

Luzi dhe Koroveshi janë shpallur fajtor si personat që ishin të interesuar për vrasjen e Inez Hajrullës dhe Ervis Matodashaj.

Gjatë leximit të vendimit, Leonard Luzi shpërtheu ndaj bashkëpunëtorit të drejtësisë, Amarildo Nikollin dhe Doloreza Musabelliu, prokurores së SPAK me fyerje e kërcënime.

 "Do e shikojmë kur të dal nga burgu" citohet të ketë thënë Luzi.

Plani i vrasjes 

Hetimi i strukturës së posaçme ka provuar me prova se Leonard Luzi, është financuar nga një person ende i paidentifikuar për të kryer vrasjet e dy shtetasve Ervis Matodashaj dhe Inez Hajrulla ku shkak dyshohet të janë përplasjet për lojërat e fatit.

Leonard Luzi, ka krijuar një grup të strukturuar kriminal, pjesë e të cilit janë i pandehuri Amarildo Nikolli, që do të ishte ekzekutori si dhe Muharem Koroveshi, dhe Erio Zejno, në rolin e ndihmësit, ky i fundit ende në kërkim.

Koroveshi dhe Zejno, kanë sjellë armët në banesën e të pandehurit Amarildo Nikolli në Vlorë, kanë ndihmuar në terren me gjetjen e personave të cilët ishin objektiv i atentatit, si dhe do të ndihmonin ekzekutorin Amarildo Nikolli, në largimin nga vendi i ngjarjes. 

Megjithatë atentati dështoi pasi më 7 gusht të 2023 policia arrestoi Amarildo Nikollin në orën 12:47, në lagjen “Uji Ftohtë”, në qytetin e Vlorës. Gjatë kontrollit fizik blutë sekuestruan një pistoletë me një silenciator, me karikator të mbushur me 14 (katërmbëdhjetë) fishekë, si dhe një fishek i futur në folenë e qitjes.

Ka rezultuar se ditën e arrestimit të tij, i pandehuri Amarildo Nikolli, kishte dalë pikërisht për të finalizuar krimin e porositur prej të pandehurit Leonard Luzi.

Ora 13:59
'Do e shikojmë kur të dal nga burgu' Leonard Luzi kërcënon në gjyq të penduarin Amarildo Nikolli! Tregoi planin për vrasjen e Inez Hajrullës

1736513971_leonardluzi.jpg

Foto:  Leonard Luzi

Gjykata e Posaçme dënoi sot anëtarët e grupit kriminal që planifikuan të vrisnin Inez Hajrullën dhe Ervis Matodashajn në Vlorë, në gusht të 2023-it.

Gjatë leximit të vendimit Leonard Luzi shpërtheu ndaj bashkëpunëtorit të drejtësisë, Amarildo Nikolli, dhe SPAK me tone kercenuese. 

"Do e shikojmë kur të dal nga burgu" citohet të ketë thënë Leonard Luzi.

Xh.K/S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • X/R: 10/01/2025 15:53

    Çdo kërcënim në gjykatë duhet të cilëdohet si vepër penale dhe ndaj këtyre personave duhet ngritur aktakuzë shtese, rrjedhimisht edhe ngritje dënimi

    Përgjigju
    • aniki: 10/01/2025 17:57

      pse donit ju te denohej me 20 vite dhe sju doli aq sa prisnit?? kaq reaguar pak ky djali. ja do bej 2-3 vite dhe do dali. ti qe komenton nxirre emrin apo sta mban bytha. gjithsesi seshte per kohe te gjate le ti bej ato 3 vite te relaxohet pak

    • Loni: 10/01/2025 16:15

      Keto duhey tja hedhesh celesat ne det mos dalin me. Jo me keto denime qesharake. Ore ti x/r e di qe burgu peqinit me vrasje me pistolet me ligj duhet te mbylleshe edhe mos na trego tani dengla me ok. Duke permendur kercenime e fyerje. Cdo gje fasade ketu nga i pari te i fundit. Zot na ndihmo per gjithshka.

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?