Do vrisnin Preng Palucën në Tiranë, Gjykata e Lezhës jep masën e sigurisë për 3 të arrestuarit! Hektor Ndoka dhe Edmir Vlashi ende në arrati

10 Dhjetor 2021, 14:01| Përditesimi: 10 Dhjetor 2021, 14:13

  • Share

Dy nga tre personat e arrestuar si pjesë e grupit që po përgatisnin të organizonin një vrasje në Tiranë do të qëndrojnë në burg. Çifti i bashkëshortëve Nikoll e Marie Marku, si dhe dhëndri i tyre Mark Lamkja dolën këtë të premte para gjykates për tu njohur me masen e sigurisë.

Pasi dëgjoi palët gjyqtari Artan Hajredinaj pranoi kërkesën e prokurorit Sabri Kastrati dhe vendosi masën e sigurisë arrest në burg për Nikoll Marku dhe Mark Lamkja, ndërsa për Marie Markun u vendos që të hetohet me masen e sigurisë arrest në shtëpi për shkak të problemeve shëndetësore.

Sipas burimeve në seancen gjyqësore të zhvilluar me dyer të mbyllura 3 të ndaluarit, i kanë mohuar akuzat e ngritura ndaj tyre. Gjithashtu "Arrest në burg" në mungesë u vendos dhe për dy personat e shpallur në kërkim Edmir Vlashi dhe Hektor Ndoka, të cilët rezultojnë të jenë larguar jashtë Shqipërisë në Spanjë pak ditë para se policia të kryente operacionin.

Operacionin policor i koduar “Mataro”, u finalizua mbrëmjen e së martës nga Policia e Lezhës, ku u arrestuan 3 shtetas dhe 2 të tjere u shpallen në kërkim, teksa po përgatiteshin për të kryer një vrasje ndaj Preng Palucës. Në cilësinë e proves materiale u sekustruan 2 mina me telekomandë, me lëndë eksplozive C-4, të përgatitura gati për shpërthim, të cilat sipas të dhënave rezulton se janë prodhuar në një vend fqinj me Shqipërinë. 
 
88.900 euro të përfituara nga aktiviteti kriminal në fushën e lëndëva narkotike dhe krimeve ndaj personit; 2 armë automatike me shënjestër optike, 2 kallashnikovë, 1 armë automatike model “Scorpions”, me silenciator me dy krehra, 1 armë zjarri pistoletë model “Glock”, me një krehër me 11 fishekë, fishekë luftarak, kapsolla detonatore, fitil zjarrrpërcejllës, 1 armë gjahu, 2 radio marrëse-dhënëse si ato të Policisë, 2 skafandra motori dhe 1 automjet.

Si bazë për fshehjen e armatimit që do të përdornin për kryerjen e vrasjes dhe të të ardhurave të përfituara nga aktiviteti kriminal, Edmir Vlashi dhe Hektor Ndoka kishin shfrytëzuar ambientet e banesës dhe të restorantit të shtetasit Nikoll Marku na lagjen "Varosh" të qytetit të Lezhës.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?