‘Dobësimi i rolit të familjes, ka sjellë destabilitet në shoqëri’, Tushe: Arsyeja kryesore pse njerëzit po emigrojnë nga vendi

24 Shkurt, 17:41| Përditesimi: 24 Shkurt, 18:19

  • Share

Sociologu Gëzim Tushe ngriti alarmin sa i takon ngjarjeve të fundit kriminale të ndodhura në familjet shqiptare, duke thënë se arsyeja pse shoqëria jonë po prodhon kaq shumë destabilitet është dobësimi i rolit të institucioneve kryesore si ‘familja, shkolla apo institucionet fetare’.

“Ne duhet të shohim pse shqoëria shqiptare që po prodhon kaq shumë destabilitet, që po i prishen institucionet kryesore, familja, shkolla, institucionet fetare dhe ato civile. Janë dobësuar shumë këto shtylla. Shkaku që kemi këtë nivel të destabilizimit social, është se këto institucione janë dobësuar. Kemi ngelur tek grushti, dhuna dhe armët për t’i zgjidhur problemet tona. Duhet të merremi me institucionet që edukojnë dhe parandalojnë”- tha sociologu.

Gjatë lidhjes ‘skype’ për Report Tv, Tushe tha se destabiliteti i shoqërisë shqiptare është një ndër arsyet kryesore që edhe persona me qëndrueshmëri ekonomike po largohen nga vendi.

“Është një nga shkaqet kryesore pse njerëzit po vazhdojnë të ikin nga vendi. Kam përshtypjen se nuk është vetëm varfëria që i shtyn njerëzit të ikin. Po ikin edhe ata që kanë karrierë dhe janë dikushi në shqoëri. Po ikin se nëse do vazhdojë të jetë kjo situatë e destabilizuar, jeta bëhet e vështirë dhe njerëzit nuk kanë kohë të presin. Ata që i kemi zgjedhur të administrojnë punët e vendit duhet të mendojnë mirë.”- shtoi Tushe.


Lajmi kryesor:

Tre fëmijët vranë të atin në Durrës, sociologu Tushe: Makabritet i pajustifikueshëm! Mund ta kishin denoncuar nëse ishte i dhunshëm


B.V//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?